LAJMI I FUNDIT:

FIFA po heton ngjarjet në Maracana, Brazili rrezikon zbritje pikësh

FIFA po heton ngjarjet në Maracana, Brazili rrezikon zbritje pikësh

Organizata e futbollit botëror, FIFA ka hapur një hetim zyrtar për ngjarjet në tribunat e stadiumit Maracana përpara ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Brazilit dhe Argjentinës. Më konkretisht, FIFA do të hetojë sulmin e policisë braziliane ndaj tifozëve vizitorë ku u lënduan disa.

Kujtojmë se kombëtarja e Argjentinës mposhti Brazilin në Rio de Zhaneiro me golin e Nicolas Otamendit dhe fillimi i ndeshjes u vonua me gjysmë ore për shkak të një konflikti mes tifozëve dhe policisë në tribunë.


Ndërsa situata në tribuna nuk u vu nën kontroll, Lionel Messi e tërhoqi ekipin në dhomën e zhveshjes dhe Emiliano Martinez u përpoq të ndalonte vetë policinë.

Vrazhdësi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mundi Brazilin në një ndeshje plot tension
Lexo po ashtu Vrazhdësi në fushë, përleshje në tribuna: Argjentina mundi Brazilin në një ndeshje plot tension

Tribuna të mundshme boshe ose zbritje pikësh

Skuadra vendase priti kampionët e botës me shpresën për të thyer serinë e dy humbjeve, por ata përjetuan një tjetër zhgënjim dhe humbën një ndeshje kualifikuese në shtëpi për herë të parë në histori dhe tre humbje kualifikuese radhazi janë gjithashtu një ‘rekord’ në vete.

Lajmi i keq për brazilianët nuk mbaron me kaq. Gazeta lokale Globo shkruan se FIFA mund të vendosë të ndëshkojë Federatën e tyre (CBF) pas hetimit.

Momenti kur Emi Martinez godet një polic brazilian për t’i kërkuar ndaljen e ‘terrorit’ ndaj tifozëve argjentinas
Lexo po ashtu Momenti kur Emi Martinez godet një polic brazilian për t’i kërkuar ndaljen e ‘terrorit’ ndaj tifozëve argjentinas

Një gjobë me para ose një ndeshje me tribuna të zbrazëta, madje edhe një zbritje pikësh, janë të mundshme.

Për Brazilin, i cili tani është në vendin e gjashtë, do të ishte një goditje e madhe nëse ndodh kjo e fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

Zbulohen detajet e pagës së majme që do të marrë Mbappe tek Real Madridi

La Liga
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Derisa disa e vërshëllyen, një pjesë tjetër e tifozëve të PSG-së shfaqën befasinë për Mbappen

Ligue 1
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Ten Hag reagon ashpër pas gabimit brutal të Casemiros

Premier League
Kalo në kategori