LAJMI I FUNDIT:

Maldini: 10 ditë u përpoqa ta sjell Messin te Milani

Maldini: 10 ditë u përpoqa ta sjell Messin te Milani

Ish-drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar se për 10 ditë u përpoqën të sillnin Lionel Messin në San Siro kur ai u largua nga Barcelona.

Legjenda kuqezi po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin e tij PoretCast dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si drejtues.


Kjo përfundoi me shkarkimin e tij në qershor, por ai zbulon se kishte plane për të arritur diçka të jashtëzakonshme për kuqezinjtë.

Maldini lidhet me një rol drejtues te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Maldini lidhet me një rol drejtues te Manchester Unitedi

“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur”, ka rrëfyer fillimisht Maldini.

“Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë”.

“Kur lexova se ai mund të shkojë edhe në Inter, u tremba!”, përfundoi italiani.

Fituesi i Topit të Artë, Messi ishte një lojtar i lirë kur kontrata e tij me Barcelonën skadoi në verën e vitit 2021 dhe Blaugranët nuk mund të përballonin më regjistrimin e tij.

Pas disa javësh pasigurie dhe propozimesh që erdhën nga qarqe të ndryshme, Messi më në fund nënshkroi për Paris Saint-Germain në gusht 2021, ku luajti vetëm dy vjet dhe argjentinasi tani është transferuar te Inter Miami në MLS. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Mediat spanjolle e konfirmojnë, ideja për të futur Joselun në lojë kundër Bayernit nuk ishte e Ancelottit

Liga e Kampionëve
Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Ten Hag bën një arsyetim banal për humbjen e shkaktuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori