LAJMI I FUNDIT:

Grabitja e armatosur në Suharekë, fillon operacioni i gjerë për kapjen e katër të dyshuarve

Grabitja e armatosur në Suharekë, fillon operacioni i gjerë për kapjen e katër të dyshuarve

Pasditen e së mërkurës ka ndodhur një grabitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar grabitjen, grabitësit kanë plagosur në këmbë një polic të Kosovës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.


Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga policia.

Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për ‘unazën e çeliktë’ e cila urdhëron të gjitha patrullat e policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai, raporton RTV Dukagjini.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi i forenzikës dhe ekipet e tjera për ta hetuar rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori