LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich “peshkon” në Ligën Premier, kërkon shërbimet e lojtarit të Arsenalit

Bayern Munich “peshkon” në Ligën Premier, kërkon shërbimet e lojtarit të Arsenalit

Bayern Munich thuhet se është e interesuar për të nënshkruar me Takehiro Tomiyasu, për shkak janë vënë në kërkim të një lojtari që mund të mbulojë disa pozicione në fazën e mbrojtjes.

Siç raporton Sky Germany, bavarezët mbeten këmbëngulës për transferimin e Tomiyasu në afatin kalimtar të janarit, pasi e ndoqën atë verën e kaluar.


Ylli japonez ka tërhequr vëmendjen e Bayernit me aftësinë e tij për të luajtur si qendërmbrojtsë, mbrojtës i djathtë dhe i majtë kur kërkohet dhe Thomas Tuchel e ka atë prioritet kryesor për edicoonin e ardhshëm.

Megjithatë, raporti shton se Arsenali nuk dëshiron të ndahet me lojtarin dhe pavarësisht interesimit të Bayernit, “Topçinjtë” janë të vendosur të mbajnë Tomiyasun.

Skuadra gjermane tashmë është informuar për qëllimin e Arsenalit për të mbajtur Tomiyasu gjatë gjithë sezonit, por Bayern ka të ngjarë të monitorojë nga afër situatën e tij në “Emirates” dhe mund të rishikojë mundësinë e nënshkrimit të tij në verën e vitit të ardhshëm.

Nestory Irankunda: Barcelonisti i ri nën flamurin e Bayern Munichut
Lexo po ashtu Nestory Irankunda: Barcelonisti i ri nën flamurin e Bayern Munichut

Tomiyasu, i cili e filloi karrierën e tij tek ekipi japonez Avispa Fukuoka, por ishin paraqitjet e tij  me skuadrën belge Sint-Truiden në vitin 2018, që i dhanë atij mundësinë për t’u transferuar në Serie A tek Bologna, ku luajti për dy sezone përpara se t’i bashkohej Arsenalit për 17 milionë euro.

Tomiyasu i cili po lufton për një fanellë titullari tek klubi londinez, ka luajtur plot 90 minuta në dy ndeshjet e fundit të Ligës Premier kundër Neëcastle dhe Burnley dhe do të shpresojë të mbajë vendin e tij të titullarit në udhëtim ndaj Brentfordit të shtunën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori