LAJMI I FUNDIT:

Mega transferim në NBA? Së fundmi ai shënoi 51 pikë, LeBron James e dëshiron atë në Lakers

Mega transferim në NBA? Së fundmi ai shënoi 51 pikë, LeBron James e dëshiron atë në Lakers

LeBron James do të përpiqet edhe një herë të udhëheqë Los Angeles Lakers drejt një trofeu në NBA.

I vetëdijshëm se ai ka nevojë për përforcime shtesë për ta bërë një gjë të tillë, ai gjeti një lojtar për t’ia rekomanduar klubit të tij në një përpjekje të re për të ndërtuar një ekip të fortë. Dëshira e tij është Zach LaVine.

Ylli i Chicago Bulls thuhet se është i pakënaqur, ai dëshiron të luftojë për titull dhe është gjithnjë e më i vetëdijshëm se nuk do ta bëjë dot me DeMar  DeRozan dhe lojtarët ekzistues të Bulls.


Që nga sezoni 2017/2018, kur mbërriti në klub, LaVine luajti me Bulls vetëm një herë në play-off, vitin e kaluar kur Bulls u mundën në pesë ndeshje nga Milwaukee Bucks.

Lakers janë të vetëdijshëm për moshën e LeBron (së shpejti do të jetë 39) dhe se ata duhet të marrin unazën e kampionatit menjëherë.

Ideja është të rikthehet Alex Caruso (9.8 pikë, 3.5 kërcime për ndeshje) dhe të sjellë LaVine (21.3 pikë, 5.1 kërcime), ndërsa në drejtim të kundërt duhet të kenë D’Angelo Russell (17.4 pikë, 6.2 asistime) , Austin Reaves (13.4 pikë, 5.1 kërcime), Rui Hachimura (12 pikë) dhe Gabe Vincent (6 pikë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori