LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Italia nisin negociatat për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim

Kosova dhe Italia nisin negociatat për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, këtë të martë kanë mbajtur një takim lidhur me nisjen e negociatave për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim.

Sipas ministrisë, këto ndryshime do të eliminojnë pengesat e ekstradimit të shtetasve mes dy shteteve.


Në fjalën e saj, Haxhiu tha se kjo është marrëveshja e parë me një shtet të Bashkimit Evropian për ekstradimin e shtetasve dhe sipas saj, kjo do të thotë se Republika e Italisë i beson sistemit gjyqësor e korrektues të Kosovës.

Tutje, ministrja u shpreh se me plotësim-ndryshimin e këtij Traktati, Kosova dhe Italia nuk do të jenë strehë e sigurt për ata që iu janë shmangur drejtësisë.

Sipas saj, përmes këtyre marrëveshjeve thellohet akoma më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë drejt forcimit të sundimit të ligjit mes dy shteteve.

“Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor – Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë, z. Stefano Opilio, Kryetari i Delegacionit; z. Gianfranco Criscione njëherit Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor, Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë.  Ndërsa nga Kosova, ishin përfaqësues nga Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Sekretarja e Përgjithshme e MD-së, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga gjykata”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori