LAJMI I FUNDIT:

​Abdixhiku ëmbëlsohet para Kuvendit të LDK-së

​Abdixhiku ëmbëlsohet para Kuvendit të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij dhe anëtarët tjerë të LDK-së, është ndalur fillimisht tek njëra nga ëmbëltoret e vjetra në Prishtinë për të vazhduar pastaj tek Kuvendi i LDK-së, i cili pritet të nis pas pak.

Aty pritet të rikonfirmohet kandidatura e Abdixhikut edhe për një mandat në krye të kësaj partie.


​LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor
Lexo po ashtu ​LDK mban sot Kuvendin e dhjetë Zgjedhor

Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.

Ndryshe, Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. /KP/