LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arrest qendror

Arrestohet një person nga Shkupi, i kërkuar me urdhër arrest qendror

MPB Maqedoni informon se sot (10.11.2023) në ora 13:35 është arrestuar P.K (23) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër qendror, bazuar në një vendim gjykate që e detyronte të vuante dënimin me burg prej një viti.

“Personi është dorëzuar në Stacionin e Policisë Gazi Babë për procedim të mëtejshëm dhe më pas do të dërgohet në Institucion ndëshkues-përmirësues”./Telegrafi/