LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha Tahiri: Edukimi medial është shkathtësi që i kapërcen kufijtë e medias, është më shumë mendim kritik

Profesoresha Tahiri: Edukimi medial është shkathtësi që i kapërcen kufijtë e medias, është më shumë mendim kritik

Profesoresha e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Lindita Tahiri, e ftuar në serinë e dytë të “Përballje Podcast”, tha se edukimi medial nuk ka të bëjë vetëm me mediumet.

Sipas saj, edukimi medial kapërcen kufijtë e medias dhe më shumë është mendim kritik.

Sfida e dezinformimit dhe edukimi medial në Kosovë: Perspektivat e Lindita Tahirit dhe Ferid Selimit në “Përballje Podcast"
Lexo po ashtu Sfida e dezinformimit dhe edukimi medial në Kosovë: Perspektivat e Lindita Tahirit dhe Ferid Selimit në “Përballje Podcast"

“Është më shumë një mendim kritik, një skepticizëm, një dyshim në atë që e procesojmë ne si kuptim. Si ndodh kjo, pse unë kuptoj kështu, kush ma thotë mua këtë, a kam unë ndonjë paragjykim ose ndonjë ide time që e deformon kuptimin. Pra është shumë më e vështirë. Është shumë dimensionale”, deklaroi Tahiri.


Profesoresha Lindita Tahiri

Profesoresha e UP-së tutje u shpreh se publiku është i rrethuar dhe i vërshuar nga shumë mesazhe. Po ashtu, ajo tha se sfidat e arsimit krijojnë nevojën për shkathtësi që ndër të tjera ka të bëjë me mënyrën si e shfrytëzojmë ne gjuhën për të komunikuar.

“Çështja e dezinformimit u bë e zhurmshme këtë dekadë. Ka ekzistu gjithmonë dezinformimi, po kjo u bë e zhurmshme tash. Pse? Sepse kapaciteti potencial interpretues ka filluar të dobësohet te publiku. Publiku është i rrethuar, është i vërshuar nga shumë mesazhe, shkollimi është shumë masiv nga njerëzit përfaqësor, rinia shkollohet më shumë informalisht sesa formalisht dhe këto sfida të arsimit gjithsesi e përfshijnë atë nevojë për një shkathtësi, të mos themi vetëm edukimi medial, që mos mendojë publiku që ka të bëjë veç me mediumet. Ka të bëjë me kulturën, ka të bëjë me jetën e përditshme, ka të bëjë me mënyrën si e shfrytëzojmë ne gjuhën për të komunikuar. Dhe kjo është një shkathtësi që i kapërcen kufijtë e medias”.

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë Podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Kalo në kategori