LAJMI I FUNDIT:

Sfida e dezinformimit dhe edukimi medial në Kosovë: Perspektivat e Lindita Tahirit dhe Ferid Selimit në “Përballje Podcast”

Sfida e dezinformimit dhe edukimi medial në Kosovë: Perspektivat e Lindita Tahirit dhe Ferid Selimit në “Përballje Podcast”

Në serinë e dytë të “Përballje Podcast” është diskutuar për rëndësinë e edukimit medial në Kosovë dhe rolin e arsimit dhe të mediave në këtë fushë.

Lindita Tahiri, ish-prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar dhe cilësi në Universitetin Publik “Hasan Prishtina”, tash profesoreshë në UP dhe Ferid Selimi, Dekan i Programit për Media dhe Komunikim në UBT ishin penalistët e këtij podcasti të cilët kanë folur për rëndësinë që duhet të ketë edukimi medial në Kosovë.


Lindita Tahiri, profesoreshë në UP ka deklaruar se digjitalizimi është një mundësi e mirë që i ka ndodhur Kosovës dhe shoqërisë sepse është një mrekulli për informim të shpejtë e në kohë reale.

Sipas saj, çështja e dezinformimit u bë e zhurmshme këtë dekadë, por ka ekzistuar gjithmonë.

“…Kapaciteti potencial interpretues ka filluar të dobësohet te publiku. Publiku është i rrethuar, është i vërshuar nga shumë mesazhe, shkollimi është shumë masiv nga njerëzit përfaqësor, rinia shkollohet më shumë informalisht sesa formalisht dhe këto sfida të arsimit gjithsesi e përfshijnë atë nevojë për një shkathtësi, të mos themi vetëm edukimi medial, që mos mendojë publiku që ka të bëjë veç me mediumet. Ka të bëjë me kulturën, ka të bëjë me jetën e përditshme, ka të bëjë me mënyrën si e shfrytëzojmë ne gjuhën për të komunikuar. Dhe kjo është një shkathtësi që i kapërcen kufijtë e medias”, ka deklaruar ajo mes tjerash.

Lindita Tahiri në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Selimi

Ndërsa Ferid Selimi, dekan i Programit për media dhe komunikim në UBT thotë se në dekadën e fundit është përmendur shumë edukimi medial.

Ferid Selimi në “Përballje Podcast”, foto: Ridvan Selimi

“Po shtrohet pyetja për çfarë edukimi medial po flasim, a po flasim për edukim medial akademik, a po flasim për edukim medial profesional, a po flasim për edukim të themi medial për nxënësit, për studentët, për mësimdhënësit apo për tërë popullatën etj etj”….

Kjo seri e “Përballje Podcast” udhëhiqet nga Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafit dhe fokusohet në tema për dezinformimin, keqinformimin, edukimin medial dhe qëndrueshmërinë e mediave.

“Përballje Podcast”, foto Ridvan Slivova

“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori