LAJMI I FUNDIT:

Zelensky anuloi vizitën e planifikuar në Izrael – mediat tregojnë arsyen se pse veproi kështu lideri ukrainas

Zelensky anuloi vizitën e planifikuar në Izrael – mediat tregojnë arsyen se pse veproi kështu lideri ukrainas

Volodymyr Zelensky anuloi sot vizitën e planifikuar për në shtetin e Izraelit.

E gjithë kjo pasi lajmet për udhëtimin e presidentit ukrainas u publikua në mediat izraelite gjatë fundjavës.

Gazeta “Times of Israel” ka cituar burime diplomatike, të cilat thonë se lideri ukrainas ende është duke planifikuar një vizitë në shtetin izraelit, por nuk dihet data e saktë.


“Nëse vjen presidenti Zelensky, ai do të pritet krahë hapur”, citohet të ketë thënë një zyrtar izraelit, shkruan skynews.

Një diplomat ukrainas ka thënë për gazetën se Zelensky ishte “shumë i zhgënjyer” me publikimin e lajmit televiziv në Channel 12 të Izraelit, pasi që ai nuk dëshironte që lajmi të bëhej publik deri sa të arrinte në Tel Aviv.

Ndryshe, Izraeli nuk ka mbajtur anë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, gjersa ukrainasit kanë mbështetur vendimet e shtetit izraelit në luftën me Hamasin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve

Azia
Kalo në kategori