Pijet mund të jenë plot me aditivë dhe sheqer. Duke pasur shëndetin në rend të parë, në vijim janë disa nga opsionet që preferohet të shmangen, sipas ekspertëve.
Pijet para stërvitjes dhe pijet energjike
Kylie Ivanir, një dietologe e regjistruar me bazë në New York, ka thënë se pijet para stërvitjes dhe pijet energjike mund të çojnë në “rritje të presionit të gjakut, stres dhe gjumë të komprometuar”, pasi ato përmbajnë kafeinë dhe stimulues të tepërt.
“Efektet e tjera anësore të stimuluesve të tepërt që gjenden në pijet para stërvitjes dhe ato energjike janë dhimbja e kokës dhe të përzierat”, ka thënë për Fox News Digital.
“Pijet para stërvitjes dhe ato energjike përmbajnë gjithashtu ëmbëltues dhe shije artificiale, të cilat prishin shëndetin e zorrëve dhe shëndetin e trurit”, ka shtuar ajo duke kërkuar zëvendësimin e tyre me kafe ose çaj matcha.
Kokteje të ëmbla alkoolike
Kombinimi i alkoolit dhe shurupit të fruktozës, i cili ndonjëherë gjendet në kokteje, nuk është i mirë për mëlçinë. Sipas Ivanir, ky kombinim komprometon aftësinë e mëlçisë për të filtruar toksinat dhe parandalon shndërrimin e fruktozës në glukozë.
Si rezultat, detoksikimi është i vështirë. Fruktoza e tepërt ruhet si yndyrë, e cila më pas mund të shkaktojë një rritje të triglicerideve, një nga fajtorët në zhvillimin e sëmundjes së mëlçisë yndyrore – ka shpjeguara ajo.
Pijet e gazuara
Pijet e gazuara janë të mbushura me sheqer të shtuar, ndaj dietologët i këshillojnë njerëzit që dëshirojnë flluska të zgjedhin ujin mineral, duke i shtuar një shtrydhje limoni ose portokalli për aromë.
Çaji i ftohtë
Çajet e ftohta në shishe komerciale mund të përmbajnë të njëjtën sasi sheqeri sikurse lëngjet. Konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla, si çaji i ftohtë, lidhet me zhvillimin e sindromës metabolike dhe diabetin e tipit 2.
Pije të ëmbëlsuara artificialisht
Dietologët pohojnë se hulumtimet kanë treguar se ëmbëltuesit artificialë, si aspartami dhe sukraloza, prishin mikrobiomën dhe dëmtojnë shëndetin e zorrëve.
‘Koktej’ lëngjesh
Ndonjëherë, lëngjet e përziera me aditivë shënohen me fjalën “koktej” në etiketën e tyre.
“Kjo është një fjalë kyçe për t’u kujdesur në dyqanet ushqimore. Fjala ‘koktej’ tregon se një lëng përzihet me sheqer të shtuar. Sheqeri i shtuar është i panevojshëm dhe shton kalori shtesë në ditën tuaj”, është shprehur nutricionistja Amy Gorin, duke këshilluar që të blini “lëng frutash 100 për qind”.
Frappuccino
Me sa duket, konsumimi i frappuccinos (pije e ftohtë me bazë kafeje ose kremi, e përzier me akull dhe përbërës të tillë, si shurupe me shije dhe zakonisht të mbushura me krem pana dhe erëza) thjesht nuk ia vlen për shëndetin tuaj.
“Frapuccinos dhe pijet e tjera të ëmbla të kafesë, përmbajnë atë që unë e quaj ‘yndyra të ëmbla’… Kjo çon në ruajtjen e tepërt të yndyrës për shkak të rritjes së hormonit të insulinës”, ka deklaruar Ivanir duke sqaruar se produktet e tilla mund të çojnë në rezistencë ndaj insulinës dhe nivele më të larta të lipideve dhe përfundimisht në sindromën metabolike.
Late të ngrira
“Kjo pije mund të përmbajë më shumë sheqer sesa një kanaçe kokakole, siç është rasti me late karamel që gjendet në disa biznese”, është shprehur Jinan Banna, një dietologe e regjistruar dhe profesoreshë e të ushqyerit në Universitetin e Havait.
“Pijet e ëmbëlsuara të kafesë janë identifikuar si një artikull në dietë që jep një kontribut të dukshëm në marrjen e sheqerit të shtuar”, ka thënë ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni të sigurt që vaji është ngrohur mjaftueshëm? Provoni këtë truk për të eliminuar spërkatjen

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Ujori - Horoskopi vjetor për 2025: Viti i Ri – një fillim i ri, në maj do të mësoni një leksion të rëndësishëm jetësor
Kaq kohë i duhet një personi të shenjës së Bricjapit të dashurohet

Gjejeni cilës shenjë i përkisni në horoskopin kinez dhe çfarë tregon ajo për ju

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker