LAJMI I FUNDIT:

Katër produktet që rrezikojnë shëndetin e eshtrave

Katër produktet që rrezikojnë shëndetin e eshtrave
(Foto: Pexels)

Një mënyrë jetese me qëndrim ulur është një nga shprehitë më të këqija që mund ta dëmtojë shëndetin e kockave tuaja, por gjithashtu mund ta dëmtojnë disa nga ushqimet që i konsumoni çdo ditë.

Nëse konsumoni ushqime të pasura me kalcium, si produktet e qumështit, peshkun, frutat, perimet dhe ushtroni rregullisht, shëndeti i eshtrave nuk do të rrezikohet.


Por, mund të habiteni kur të mësoni se disa ushqime, medikamente dhe shprehi, mund t’i dobësojnë kockat tuaja – shkruan Share Care.

Probleme me humbjen e masës së kockave? Rritni tri herë marrjen e këtyre ushqimeve që i përdorni çdo ditë
Lexo po ashtu Probleme me humbjen e masës së kockave? Rritni tri herë marrjen e këtyre ushqimeve që i përdorni çdo ditë

Mësoni se çfarë duhet të shmangni me çdo kusht:

Marrja e tepërt e kripës

Ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi mund të kontribuojnë në osteoporozë. Edhe pse studiuesit nuk e dinë saktësisht pse, ekspertët thonë se derisa organizmi punon për ta hequr qafe kripën e tepërt, në këtë proces e largon edhe kalciumin. Ky është një lajm i keq për kockat tuaja, sepse ato kanë nevojë për kalcium për të qëndruar të fortë dhe të dendur.

Është më mirë të qëndroni larg ushqimeve të kripura, si p.sh. produktet e përpunuara të mishit, ushqimet e përpunuara ose të ngrira me natrium të shtuar. Madje edhe gjiza dhe disa drithëra mëngjesi kanë natrium të shtuar, kështu që lexoni etiketat e produkteve dhe përpiquni ta mbani marrjen totale të natriumit në jo më shumë se 2.300 miligramë në ditë, mesatarisht 1.500 nëse mundeni.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara kanë një efekt të dëmshëm në eshtra për shkak të acidit fosforik dhe kafeinës që përmbajnë. Hulumtimet kanë treguar se acidi fosforik në disa pije freskuese mund ta largojë kalciumin nga kockat, veçanërisht te femrat.

Kafeina në kokakola është treguar gjithashtu se kontribuon në humbjen e kalciumit. Disa ekspertë thonë se njerëzit që konsumojnë lëngje të gazuara kanë më shumë gjasa të pësojnë lëndime të kockave thjesht sepse pijet e gazuara zënë vendin e pijeve më ushqyese, siç është qumështi.

Forconi eshtrat në mënyrë natyrale
Lexo po ashtu Forconi eshtrat në mënyrë natyrale

Barnat

Disa medikamente të zakonshme pa recetë për urthin dhe refluksin e acidit shoqërohen me një rrezik më të lartë të frakturave të kockave nëse merren për më shumë se një vit ose në doza të larta.

Kirurgu ortopedik Ian Dickey nga St. Luke’s Medical Center thekson se njerëzit që marrin sasi të konsiderueshme të këtyre barnave duhet të jenë të kujdesshëm, sepse ndryshojnë vlerën e pH-së dhe aftësinë përthithëse jo vetëm në lukth, por edhe në zorrët ku absorbohen shumica e gjërave.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit gjithashtu rrit rrezikun për fraktura. Meshkujt dhe femrat e moshuara që pinë duhan janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj humbjes së kockave. Ndërsa plakeni, trupi juaj merr kalcium dhe fosfat minerale nga kockat tuaja në vend që t’i mbajë ato.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar plotësisht lidhjen midis pirjes së duhanit dhe osteoporozës, ekspertët besojnë se përdorimi i duhanit lidhet me reduktimin e densitetit të kockave. Pirja e duhanit gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë shërimin e kockave pas një frakture. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori