LAJMI I FUNDIT:

Juventusi do të marr medoemos një mesfushorë në janar – tre emrat në listën e Allegrit

Juventusi do të marr medoemos një mesfushorë në janar – tre emrat në listën e Allegrit

Mediat në Itali raportojnë se Juventusi do të futet fuqishëm në afatin kalimtar të janarit, ku fillimisht do të kërkohet një mesfushor i ri dhe tashmë tre emra janë në listën e Zonjës së Vjetër.

Pavarësisht se janë të kënaqur me skuadrën, Max Allegri do të përballet me pezullimet afatgjata që iu dhanë Paul Pogba për doping dhe Nicolo Fagioli për përfshirjen e tij në lojëra të paligjshme të fatit.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Juventusi do të përpiqet të sjellë një tjetër opsion në mesfushën dhe janë të gatshëm të paguajnë nga 25 deri në 35 milionë euro.


Të gjitha lajmet nga Juventus
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juventus

Tre emra janë zbuluar nga La Gazzetta, njëri prej të cilëve tashmë luan në Serie A, dy të tjerët aktualisht luajnë në Ligën Premier dhe La Liga.

I pari në listë është Lazar Samardzic i Udineses, ku 21-vjeçari ishte afër kalimit te Interi në verë, por një marrëveshje për kushtet personale nuk u arrit, duke e çuar në kolaps marrëveshjen.

Juventusi ka një marrëdhënie solide me Udinesen dhe Samardzic nuk do të kishte nevojë të përshtatej për të luajtur në një ligë të re.

La Gazzetta shkruan se një shumë totale prej rreth 30 milionë euro do të mjaftonte për ta afruar Samardzic, megjithëse Juve do të tentojë ta marr në huazim me detyrim blerje.

Juventusi është i lidhur gjithashtu edhe me mesfushorin e Tottenham, Pierre-Emile Hojbjerg.

Që nga ardhja e Ange Postecoglou në Londrën Veriore, 28-vjeçari ka rënë në preferencat në mesfushën e Tottenham.

Emri tjetër i theksuar nga La Gazzetta është fituesi i Kupës së Botës të Atletico Madrid, Rodrigo De Paul.

De Paul tashmë ka mjaft përvojë në Serie A me Udinesen, pasi ka luajtur në Serie A për pesë sezone midis 2016 dhe 2021.

La Gazzetta raporton se De Paul aktualisht fiton një pagë relativisht të ulët prej rreth 3 milionë euro dhe se do të duheshin diku rreth 25 milionë euro për ta kthyer atë në Itali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

UEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht

Përfaqësuesja e Kosovës
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Kosova i di dy kundërshtarë të mundshëm të ‘play-off’- it, dy të tjerë po i pret

Përfaqësuesja e Kosovës
“Ata bënë një ofertë prej 200 milionë euro”, këshilltari i Joan Laportas zbulon përpjekjen e ekipit për të nënshkruar me Lamine Yamal

“Ata bënë një ofertë prej 200 milionë euro”, këshilltari i Joan Laportas zbulon përpjekjen e ekipit për të nënshkruar me Lamine Yamal

Ndërkombëtare
“Ishte një botë tjetër”, ylli i Real Madridit zbulon se si Arsenali humbi mundësinë ta transferonte atë

“Ishte një botë tjetër”, ylli i Real Madridit zbulon se si Arsenali humbi mundësinë ta transferonte atë

Ndërkombëtare
Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Cancelo zbulon ndjenjat e vërteta për jetën në Superligën e Arabisë Saudite, tre muaj pas transferimit tronditës të Man City

Ndërkombëtare
Kalo në kategori