Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar në Viti të dyshuarin për vjedhjen e një automjeti dhe të stolive të arit.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në cilësi të provës materiale është sekuestruar automjeti i vjedhur dhe pas përfundimit të procedurave i është kthyer pronarit legjitim.
“Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Viti si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve të shpejta hetimore, më 31.10.2023 ka arritur që identifikoj dhe arrestojë të dyshuarin B.H. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e bazuar se i njëjti më datën 24.10.2023 në rrugën ‘Hoxhë Jonuzi’ në qytetin e Vitisë dyshohet se është i involvuar në rastin e vjedhjes së një automjeti me targa vendore, po ashtu dyshohet se me po të njëjtën datë ky i dyshuar në fshatin Stubëll e Epërme duke depërtuar me forcë brenda shtëpisë së viktimës ku ka rritur që të vjedhje stoli ari dhe sende të tjera në vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.
I dyshuari pas arrestimit është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj të njëjtit do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit
Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin moltov, fjalimi kundër martesës homoseksuale “ndez” protestën
Reagimi i DASH-it për aksionin në veri, Murati: Çdo veprim është i bazuar mbi ligjshmërinë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251