LAJMI I FUNDIT:

Hazard: Nuk munda të vazhdoja, jam i lumtur që nuk luaj më futboll

Hazard: Nuk munda të vazhdoja, jam i lumtur që nuk luaj më futboll

Sulmesi belg Eden Hazard, i cili është tërhequr nga futbolli në moshën 32-vjeçare, ka thënë se trupi i tij nuk mund të merrte më ritmin që kërkon një ndeshje futbolli dhe është shprehur se  është i lumtur që u pensionua nga futbolli.

“Unë jam vetëm 32 vjeç, por fillova (të luaj futboll) shumë herët. U largova nga shtëpia në moshën 14-vjeçare dhe bëra gjithçka që doja,” u tha ai gazetarëve në Paris, ku po merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së Topit të Artë.


Hazard u largua këtë verë nga Real Madridi, ku nuk i përmbushi pritshmëritë për shkak të problemeve të shpeshta fizike, ndaj paralajmëroi fundin e karrierës së tij njëzet ditë më parë.

“Trupi im nuk mund ta përballonte më atë ritëm. Kam pasur disa lëndime në fund, prandaj e mora atë vendim. Dhe jam i lumtur që ia arrita”, u shpreh Hazard.

Medalisti i bronztë me Belgjikën në Kupën e Botës 2018 erdhi në Paris për shkak të dëshirës së fëmijëve të tij.

“U thashë se do të shkojmë së bashku, do të flemë dhe do të argëtohemi”, vazhdoi ai.

Në Paris, kundërshtari i tij në fushën e futbollit, 36-vjeçari Lionel Messi, fitoi çmimin për lojtarin më të mirë në botë të organizuar nga revista France Football.

Hazard, i cili gjithashtu ka luajtur për Chelsean dhe Lille, u përgjigj se ai ende shikon futboll, por tani ai ka më shumë kohë për të shijuar me familjen e tij.

“Djemtë e mi luajnë futboll, kështu që unë shikoj me ta. Deri më tani, nuk më mungon të luaj. Por kush e di, ndoshta pas disa muajsh do të dua të luaj akoma”, përfundoi ai.

Gjatë karrierës së tij profesionale, ai luajti 622 ndeshje dhe shënoi 167 gola. Me Real Madridin dy herë ishte kampion i Europës dhe i Spanjës teksa ishte dy herë fitues i Ligës Premier me Chelsean./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori