LAJMI I FUNDIT:

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e gjashtë, vëmendja në klasiken e basketbollit kosovar

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e gjashtë, vëmendja në klasiken e basketbollit kosovar

E shtunë, ora 16:00. Të gjithë adhuruesit e basketbollit të Kosovës do të kenë sytë tek “El Clasico” mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Ky derbi vjen në një moment shumë të veçantë, pasi të dy skuadrat janë në top formë. Bardhekaltrit kanë katër fitore e një humbje, kurse pejanët numërojnë pesë fitore në pesë ndeshje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante. Verdhezinjtë janë skuadra e vetme e pamposhtur në këtë edicion të elitës së basketbollit.

Përballjet ndërmjet Prishtinës dhe Pejës kanë qenë gjithmonë interesante, e kështu pritet të jetë edhe të shtunën.


Adhuruesit e basketbollit do të kenë mundësi të shohin një spektakël të basketbollit, ndërsa atmosfera në këso sfida ka qenë gjithmonë ‘elektrizuese’.

Takimi i dytë i së shtunës do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, ku momentalisht të dy skuadrat nuk janë në formën optimale, pasi kanë nga një fitore dhe katër humbje, e kjo e bën edhe më të rëndësishme këtë sfidë.

Nga një fitore dhe katër humbje kanë edhe Istogu e Vëllaznimi që përballen të dielën. Sigurisht dy skuadrat synojnë fitoren e dytë në këtë edicion. Istogasit fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit, kurse Kuqezinjtë ndaj Golden Eagle Yllit. Takimi zhvillohet në Pejë.

Java e gjashtë në Prince Caffe Superligë do të mbyllet me një tjetër sfidë interesante, ku ndeshen dy skuadrat me traditë, Bashkimi dhe Trepça. Prizrenasit kanë tri fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit katër fitore e një humbje. /Telegrafi/

Java 6-Prince Caffe Superliga

E shtunë

16:00 Sigal Prishtina – Peja

19:00 Golden Eagle Ylli – Proton Cable Prizreni

E diel

17:00 Istogu – Vëllaznimi

19:00 Bashkimi – Trepça

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori