LAJMI I FUNDIT:

Një ditë më parë iu vra gruaja, vajza e djali gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve – gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni

Një ditë më parë iu vra gruaja, vajza e djali gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve – gazetari i Al Jazeera vazhdon punën duke raportuar nga terreni

Pas vrasjes së gruas, vajzës dhe të birit në sulmet ajrore të Izraelit në Gazë, gazetari palestinez Wael al-Dahdouh ka vazhduar të raportojë për fushatën e bombardimeve të izraelitëve në Gazë.

“Kjo kurrë nuk do të heshtë zërat tonë. Gazetaria është misioni ynë i shenjtë”, tha al-Dahdouh, transmeton Telegrafi.

Të mërkurën mbrëmë, gruaja, vajza dhe djali i al-Dahdouh, nipi dhe tetë kushërinj u vranë në sulmet ajrore izraelite, ku një bombë goditi shtëpinë brenda të cilës ishin strehuar në Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës, pasi ishin zhvendosur nga prona e tyre.


“Izraeli shënjestron civilët dhe po kryen masakra mbi familjet. Është pjesë e asaj që familjet palestineze po kalojnë çdo ditë në Gazë”, tha al-Dahdouh.

Një raketë godet një spital në Egjipt, gjashtë të lënduar – deklarohen izraelitët
Lexo po ashtu Një raketë godet një spital në Egjipt, gjashtë të lënduar – deklarohen izraelitët

Televizioni Al Jazeera kishte transmetuar videon e gazetarit duke mbajtur në kraharor trupin e pajetë të bijës së tij, e kufomën e të birit e vëzhgon duke qëndruar shtrirë në dyshemenë e spitalit.

Ndryshe Izraeli ka filluar sulmet hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës, pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm në territorin e Izraelit më 7 tetor.

Nga fillimi i këtyre bombardimeve janë vrarë 6.546 palestinezë, kurse 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, barna e derivate. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori