Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u ka vënë litarin ambasadorëve të Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, ajo Gërvallën e ka quajtur si “ministre e paditur dhe e rrezikshme”, cila sipas Lushtaku-Sadriut, ka kapur për fyti e po e mban peng krejt korin diplomatik të Kosovës.
“Si asnjëherë në histori, ajo ua ka ndaluar ambasadorëve të Kosovës komunikimin me jashtë, veprimtaria kryesore që ata duhej të bënin. Duhet të keshë zell totalitar për të imponuar jotransparencën dhe kontrollin deri në këtë nivel. Duhet të jeshë amatore në diplomaci të lësh ambasadorët pa informacione minimale; pa mbështetje e pa ura komunikimi që do të përfitonte politika jonë e jashtme. Raportet e ambasadorëve tanë në SHBA dhe Gjermani flasin për një gjendje të mjerë të trajtimit nga Ministria e Gërvallës”, shprehet ajo.
E gjithë kjo thotë Lushaku-Sadriu po ndodhë në një kohë kur Kosova ka nevojë për ofensivë diplomatike, që afirmon të drejtën e Kosovës për qëllimet e saj; që merr njohje të reja; që thellon miqësi me shtetet mike; që siguron harmoni veprimesh në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe që hapë dyert e Kosovës nëpër kancelaritë botërore.
“Por jo, Kosova sot është e dënuar e nën sanksione! Kurti e Gërvalla thumbojnë diplomatë të huaj si rutinë ushqimi; e hedhin në rrjetet e tyre sociale si ‘perla’ për krenari. Krijojnë huti te qytetarët duke e vënë veten si viktimë. Krejt kjo në dëm të shtetit të Kosovës”, thotë tutje.
Lushaku-Sadriu konsideron se në politikën e jashtme, pasojat e dështimit janë të mëdha dhe afatgjata.
“Ndikimin negativ të veprimeve aktuale do të ndiejnë qytetarët për një kohë të gjatë, duke krijuar një ngarkesë të rëndë për të ardhmen e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkroi ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare