LAJMI I FUNDIT:

Onana flet për penalltinë e pritur dhe ka disa fjalë për tifozët e United: Unë thjesht po bëj punën time

Onana flet për penalltinë e pritur dhe ka disa fjalë për tifozët e United: Unë thjesht po bëj punën time

Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Copenhages në ndeshjen e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve.

United triumfoi me rezultat minimal 1-0, derisa deri te këto tre pikë erdhën falë pritjes së penalltisë nga Andre Onana në sekondën e fundit të ndeshjes.


Portieri kamerunas ka qenë ndër më të kritikuarit këtë edicion te United pasi ka bërë disa gabime që i kanë kushtuar me humbje Djajve të Kuq.

Ozil me mesazh të madh për dyshen Onana dhe Maguire pas fitores së Man Utd
Lexo po ashtu Ozil me mesazh të madh për dyshen Onana dhe Maguire pas fitores së Man Utd

Ai pas ndeshjes ka folur duke u shprehur shumë i lumtur me tre pikët si dhe bashkëlojtarin e tij Harry Maguiren.

“Unë thjesht po bëj punën time që më takon”, ka thënë Onana për TNT Sports pas ndeshjes.

“Jam i lumtur për fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe një gol të madh nga Harry Maguire”, vazhdoi tutje portieri kamerunas.

“Ne jemi Manchester United. Ne jemi një klub i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, deklaroi Onana.

Onana bëri një paraqitje të madhe ndaj Copenhages pas dy ndeshjeve të para ku ishte fajtor me gabimet e tij në disfatat ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori