LAJMI I FUNDIT:

“Pagë të 13-të, shpërblim jubilar e shtesa”, Gjykata Supreme njeh të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës

“Pagë të 13-të, shpërblim jubilar e shtesa”, Gjykata Supreme njeh të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës
Foto: Ilustrim

Gjykata Supreme ka dhënë mendim juridik përmes së cilit ka përkrahur kërkesat e policëve të Kosovës.

Avokati Kastriot Feka ka njoftuar se për mbi 5 mijë policëve iu është njohur e drejta e kompensimit të pagës së 13-të, shpërblimi i shujtës ditore, shtesat në pagë për kualifikim shkollor dhe pagën jubilare.


“Me një dritë optimizmi dhe krenarie, dëshirojmë t’ju njoftojmë se drejtësia ka fituar dhe të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur. Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit. Në respekt të punës dhe angazhimit të palodhshëm të policëve, po ju kompensohen të drejtat që ju takojnë”, ka shkruar Feka në Facebook.

Ai tutje është shprehur se ky sukses është kujtesë për punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim drejt drejtësisë. /Telegrafi/