Tirana të hënën ishte nikoqire e samitit të Procesit të Berlinit. Në kryeqytetin e Shqipërisë, u mblodhën kryeministrat e vendeve të BE-së dhe rajonit.
Në mesin e tyre ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti u prit nga Rama sikurse edhe të gjithë kryeministrat e vendeve të tjera. Por ajo që mori vëmendje ishte pritja e “akullt” që Rama i bëri Kurtit.
Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por një përqafim.
Në margjinat e këtij samiti, kryeministri Albin Kurti pati edhe disa takime me diplomatë evropianë, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Gjatë takimit me Scholz, Kurti e ka falënderuar për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Kosovës.
“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë, tha ai.
U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kurti theksoi se Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia.
Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.
Ndërsa Kancelari gjerman gjatë samitit ka folur edhe për krizat në Ballkan, ku ka thënë se është koha për të tejkaluar krizat.
“Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh Scholz.
Kancelari gjerman porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.
Ai gjithashtu ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës dhe kjo sipas tij, “është e papranueshme”.
“Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë, por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.”, nënvizoi kancelari.
Kurti ka takuar edhe Sekretarin për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.
Siç u bë e ditur në një njoftim për media, u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në vend, si dhe sulmin terrorist të Serbisë të datës 24 shtator ndaj Republikës së Kosovës.
Kurti tha se provat e shumta të mbledhura konfirmojnë se sulmi u sponsorizua nga shteti i Serbisë.
“Ishte një tentativë për të cenuar rendin demokratik të Republikës së Kosovës, pjesë e një plani më të madh që synim kishte aneksimin e veriut të Kosovës”, u shpreh ai.
Në mbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, Kurti është pyetur nga gazetarët nëse është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Serbinë pas rastit në Banjskë.
Kurti tha se fillimisht duhet të zbatohet Marrëveshja bazike.
Madje, theksoi se i ka kërkuar kryeministres serbe, Brnabiq për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, por thotë se ajo nuk ishte e interesuar.
“Ne kemi marrëveshje me Serbinë të 27 shkurtit njohja de facto reciproke duhet të zbatohet. Pala serbe ka refuzuar edhe sot kam kërkuar nga Brnabiq ta nënshkruaj marrëveshjen bazike, unë jam që të zbatohen ato. Vuçiq ishte i zënë sot në Kinë. Nëse është aq i interesuar për stabilizim le ta nënshkruaj marrëveshjen”, u shpreh Kurti.
Në kuadër të Samitit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve.
Në kuadër të kësaj përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t’i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Po ashtu vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Kjo nismë shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore