LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Tiranë: Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

Kurti në Tiranë: Takim pune me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz

Në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë të hënën, kryeministri Albin Kurti është takuar edhe me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Siç njoftohet, Kurti e falënderoi Kancelarin Scholz për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës.


“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të lidhura me vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë e barazisë, tha ai.

Kryeministri e falënderoi Kancelarin per ri-energjizimin e Procesit të Berlinit të cilin Kosova e mbështet fuqishëm.

U bisedua për situatën e sigurisë pas sulmit terrorist ndaj Kosovës më 24 shtator, ku Kurti theksoi se Kosova ka qenë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë nga një sulm paraushtarak e terrorist i sponsorizuar nga Serbia.

Kurti theksoi se ecja përpara duhet ta ketë parasysh veprimin agresor të Serbisë, për të cilin ka dëshmi e fakte të mjaftueshme të përfshirjes së tyre.

Ndërsa Kancelari gjerman gjatë samitit ka folur edhe për krizat në Ballkan, e konkretisht ato në veri të Kosovës, duke përmendur sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator.

Scholz ka thënë se është koha për të tejkaluar krizat.

“Krizat e shumëfishta këtu në rajon në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antagonizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vijuar për shumë më gjatë. Përshkallëzimet e fundit në veri të Kosovës, kanë vërtetuar sesa të rëndësishme janë këto”, u shpreh Scholz.

Kancelari gjerman porositi Kosovën dhe Serbinë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura përmes dialogut.

“Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE-ja”, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori