LAJMI I FUNDIT:

Kurti: I kërkova Brnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen bazike, nuk ishte e interesuar

Kurti: I kërkova Brnabiqit ta nënshkruajmë sot Marrëveshjen bazike, nuk ishte e interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, është pyetur se a është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Serbinë pas rastit në Banjskë.

Kurti tha se fillimisht duhet të zbatohet Marrëveshja bazike.


Madje, theksoi se i ka kërkuar kryeministres serbe, Brnabiq për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, por thotë se ajo nuk ishte e interesuar.

“Ne kemi marrëveshje me Serbinë të 27 shkurtit njohja de facto reciproke duhet të zbatohet. Pala serbe ka refuzuar edhe sot kam kërkuar nga Brnabiq ta nënshkruaj marrëveshjen bazike, unë jam që të zbatohen ato. Vuçiq ishte i zënë sot në Kinë. Nëse është aq i interesuar për stabilizim le ta nënshkruaj marrëveshjen”, u shpreh Kurti.

Po ashtu tha se veriu është tokë e Kosovës, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Kemi nevojë më shumë për siguri të Kosovës kemi nevojë për trupa të NATO’së të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës. Policia e Kosovës është e para, EULEX i dyti, KFOR i treti. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Çfarë është Marrëveshja Bazë?

Propozimi franko-gjerman, propozimi evropian, Marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Marrëveshja Bazë.

Të gjitha e përshkruajnë një dokument.

Atë për të cilin kanë arritur pajtueshmëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt të këtij viti në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Këtij dokumenti me 11 nene, më 18 mars i është bashkëngjitur një aneks i zbatimit, pas diskutimeve mbi 12-orëshe mes dy palëve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Çfarë parasheh Marrëveshja?

Dokumenti fillestar, të cilit tani shumica i referohen si Marrëveshja Bazë, u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë.

Dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de facto shtetësinë e Kosovës.

Pikat me më së shumti vëmendje

Aneksi e veçon pikën 7 të Marrëveshjes Bazë.

Kjo pikë ka të bëjë me sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të dialogut.

Disa e shohin këtë pikë si referencë për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori