LAJMI I FUNDIT:

Zelensky falënderon partnerët për ndihmën e shpallur në takimin e fundit në Bruksel

Zelensky falënderon partnerët për ndihmën e shpallur në takimin e fundit në Bruksel

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen për vendet që, në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (formati Ramstein), njoftuan ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ripohuan angazhimet e mëparshme.

“Falënderoj SHBA-në, Britaninë e Madhe, Danimarkën, Finlandën, Kanadanë, Belgjikën, Norvegjinë, Spanjën, Gjermaninë, Bullgarinë dhe Lituaninë për vendimet e tyre të fuqishme për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe riafirmimin e angazhimeve të mëparshme në takimin e sotëm”, ka shkruar Zelensky.

Ai gjithashtu ka falënderuar aleatët, për siç ka thënë, hapat e rëndësishëm, veçanërisht me afrimin e dimrit.


“Koalicioni ndërkombëtar punon për të siguruar fitoren tonë të përbashkët!”, theksoi Zelensky.

Siç është raportuar, më 11 tetor, të mërkurën në Bruksel u mbajt një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës në nivel të ministrave të mbrojtjes. /Telegrafi/