LAJMI I FUNDIT:

Protesta e studentëve të mjekësisë, qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve të mjekësisë, qëllohet me vezë godina e Ministrisë së Arsimit

Protesta e studentëve të mjekësisë është zhvendosur paraditen e së mërkurës përballë ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Teksa e kanë bërë të qartë se vetëm anulimi i ligjit do t’i kthente në auditorë, studentët kanë nisur të gjuajnë me vezë drejt godinës së ministrisë së Arsimit.


Revolta e studentëve duket se është shtuar edhe pas bërjes publike të tarifës prej 240 mijë lekësh që do u duhet të paguajnë në vit.

Përballa godinës së ministrisë ku po mbahet protesta janë hedhur tymuese, ndërsa të pranishme janë forca të shumta policore. Qarkullimi i automjeteve në këtë zonë të kryeqytetit është bllokuar.

Studentët e mjekësisë në Tiranë vijojnë protestën, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit
Lexo po ashtu Studentët e mjekësisë në Tiranë vijojnë protestën, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit

Kujtojmë se kjo është java e dytë e protestave të studentëve të mjekësisë. Protestës i janë bashkuar edhe studentë të viteve të para, të cilët kanë të tjera kushte për t’iu bashkuar degës së mjekësisë.

Edhe ata kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në auditorë, nëse nuk anulohet ligji i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri. /Telegrafi/