Rapahel Varane me parashikim interesant për Manchester United rreth Ligës Kampionëve
Raphael Varane ka këmbëngulur që Manchester United ka kualitetin e duhur për të shkuar deri në fund në Ligën e Kampionëve, pavarësisht fillimit të vështirë të sezonit.
United do të mirëpresë në “Old Trafford” ekipin turk të Galatasaray mbrëmjen e së martës dhe vetëm një fitore do t’i rregullonte gjërat për ekipin e Ten Hag, pas humbjes në sfidën hapësë të grupit A ndaj Bayern Munich.
“Djajtë e Kuq” hyjnë në këtë takim pas humbjes me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace, humbje kjo që ka bërë që ata të zbresin në pozitën e 10-të në Ligën Premier pas vetëm shtatë xhirosh të zhvilluara.
Varane e pranon se United duhet të përmirësohet shpejtë, por ai nuk sheh ndonjë aryse pse ata nuk mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh kualitetin që posedojnë si ekip.
Francezi u pyet nëse United mund ta imitojë ish-klubin e tij Real Madridin në kompeticionin elitar të Evropës.
“Po, mendoj se po. Cilësia është në skuadër. Gara është e vështirë, duhet të kujdeseni për çdo detaj, por ne kemi një ekip cilësor me mentalitet të mirë, duhet të bëjmë disa përmirësime, nuk ishte fillimi i sezonit që prisnim, por unë ende besoj se kemi cilësinë për të konkurruar me skuadrat më të mira në botë”, u shpreh Varane.
“Unë mendoj se gara ka të bëjë me detajet dhe duhet të jesh efikas për të fituar trofeun. Në momentet e fundit na duhet më shumë efikasitet, është një numër i vogël i rasteve që pësojmë gola dhe duhet të krijojmë më shumë për të shënuar. Ky është realiteti i nivelit të lartë, ju duhet të jeni efikas për të fituar trofe. Ne kemi cilësinë në skuadër për të fituar trofe. Ne duhet të ecim përpara dhe të përmirësohemi”, shtoi fituesi i Kupës së Botës.
Humbja e United kundër Palace konfirmoi startin e tyre më të keq të sezonit që nga viti 1989, me vetëm nëntë pikë të marra nga shtatë ndeshjet e tyre të para.
Kauza e Ten Hag nuk është ndihmuar nga një krizë dëmtimesh në mbrojtje, me Lisandro Martinez, Luke Shaw, Aaron Wan-Bissaka dhe Sergio Reguilon të gjithë aktualisht jashtë fushës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e ndeshjeve: Sot zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës
Ancelotti: Ankesat e Bayernit? Në rregull, ankohemi edhe ne për golin e Nachos
“Fatkeqësi absolute”, Tuchel fajëson gjyqtarët dhe lë të kuptohet për ndikimin e Real Madridit te ta
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend