Sot rreth orës 9:30 dy persona të panjohur kanë aktivizuar një mjet shpërthyes në kryeqytetin turk, Ankara.
Nga ky shpërthim i fuqishëm nuk ka civilë të lënduar, ndërsa nga policia turke kanë bërë të ditur se dy zyrtarë policor kanë pësuar lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.
Sipas autoriteteve turke të sigurisë bëhet fjalë për një person kamikaz, që hodhi veten në erë me mjet shpërthyes dhe një tjetër që u neutralizua nga policia turke.
Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të Parlamentit dhe ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë.
“Sot rreth orës 9:30 dy terroristë që erdhën me një veturë civile para portës kryesor të Ministrisë së Brendshme, kryen një sulm me bombë. Njëri prej terroristëve hodhi veten në erë, e tjetri është neutralizuar. Gjatë shpërthimit dy policë tanë janë lënduar lehtë. U dëshiroj shërbim të shpejtë heronjve tanë”, thuhet në kumtesën e ministrit të Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. /Telegrafi/
Explosions and Gunfire have been heard this morning near the Parliamentary Building in the Turkish Capital of Ankara; a Significant Police and Military Presence has been observed in the Area but it is Unknown what exactly the ongoing Situation is. pic.twitter.com/dzSFxdHDg9
— OSINTdefender (@sentdefender) October 1, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251