LAJMI I FUNDIT:

Forma fantastike që po kalon me Legian, golat ndaj Aston Villës e pozita në fushë – Ernest Muçi flet për të gjitha

Forma fantastike që po kalon me Legian, golat ndaj Aston Villës e pozita në fushë – Ernest Muçi flet për të gjitha
Foto nga arkivi

Ernest Muçi është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme këtë edicion me Legian e Varshavës.

Sulmuesi shqiptar është bërë lojtari kryesor për Legian e Varshavës, teksa shënon e asiston thuajse në çdo ndeshje.


Në 14 ndeshje të zhvilluara deri më tani, talenti tiranas ka realizuar shtatë gola, ku dy të fundit ishin në grupet e Ligës së Konferencës ndaj skuadrës së madhe angleze Aston Villa.

Në një prononcim për mediat polake, Muçi ka thënë se pas ndeshjes me Aston Villën dhe golat e shënuar, të gjithë ishin krenar me të.

Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Ernest Muçi spektakolar ndaj Aston Villas me dy gola – shpallet lojtar i ndeshjes

“Pas ndeshjes me Aston Villan, njerëzit ishin shumë krenarë me mua. Mora telefonata të shumta, të gjithë më uruan. Arritëm një fitore të madhe sepse ishte një fitore historike”.

“Jam shumë i lumtur ashtu siç është e gjithë Varshava”. A është e vërtetë që Muçi është në shitje? “Nuk e di këtë, varet nga klubi. Unë jam i fokusuar te fusha dhe për pjesën tjetër kujdeset drejtori sportiv”, u shpreh sulmuesi shqiptar.

Ai tregoi se si është kaq i shpejtë me topin në zotërim, por edhe pa topin në këmbë.

“Ka të bëjë shumë stërvitja, por është edhe një dhunti me të cilën kam lindur. Jam i lumtur që performoj para një tifozerie kaq të madhe sa ajo e Legias. Jam shumë kurioz për sezonin aktual, për mua është shumë i rëndësishëm pasi dua të zhvillohem edhe më shumë”, tha Muçi.

Krejt në fund reprezentuesi shqiptar foli edhe për pozitën e preferuar në fushë.

“Mund të luaj si sulmues, si numër 10, si nëntë false dhe po ashtu në krah. Jam një lojtar që pëlqej shumë sulmin dhe kërkoj t’i jap skuadrës sa më shumë të jetë e mundur”, deklaroi talenti shqiptar. /Telegrafi/