LAJMI I FUNDIT:

Princi saudit: Nëse Irani zhvillon një armë bërthamore, do ta bëjmë edhe ne

Princi saudit: Nëse Irani zhvillon një armë bërthamore, do ta bëjmë edhe ne

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka paralajmëruar se nëse Irani zhvillon një armë bërthamore, Mbretëria do të ndjekë një kurs të ngjashëm veprimi.

Nëse Irani merr një armë bërthamore, “ne duhet ta marrim një të tillë gjithashtu”, tha udhëheqësi saudit, i quajtur zakonisht MBS, për Fox News në një intervistë të transmetuar të mërkurën, përcjell Telegrafi.


Deklarata e tij vjen edhe pse Irani mohon të kërkojë armë bërthamore.

Lidhjet midis Riadit dhe Teheranit janë përmirësuar pas një marrëveshjeje në mars, të ndërmjetësuar nga Kina, për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve pas shtatë vitesh pa raporte formale.

Dhe MBS tha se Irani po i trajtonte përpjekjet e pajtimit me Arabinë Saudite me një ndjenjë serioziteti.

Ndërsa duke diskutuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit, MBS shprehu optimizëm për përparimin që po bëhet, duke thënë: “Çdo ditë ne afrohemi më shumë”.

Ai mohoi se bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA me Izraelin ishin pezulluar.

Duke trajtuar rëndësinë e çështjes palestineze në kontekstin e normalizimit me Izraelin, MBS tha: “Për ne, çështja palestineze është shumë e rëndësishme. Duhet ta zgjidhim atë”. /Telegrafi/