LAJMI I FUNDIT:

Manchester City konfirmon rikthimin e Guardiolas, pas operimit në shpinë

Manchester City konfirmon rikthimin e Guardiolas, pas operimit në shpinë

Pep Guardiola është rikthyer në stolin e Manchester Cityt pas operacionit në shpinë që e mbajti jashtë për tre javë.

Trajneri katalunas ishte në Barcelonë për tu operuar pas një problemi në shpinë dhe në mungesë të tij, skuadra drejtohej nga ndihmësi i parë Juan Manuel Lillo.

Megjithatë, nuk ka zgjatur shumë dhe eksperti i famshëm spanjoll tashmë është sërish gati për sfida të reja me klubin nga Etihad.


“Menaxheri u kthye në Akademinë e Futbollit të Cityt këtë javë pas shërimit të tij nga një operacion rutinë në shpinë në Spanjë muajin e kaluar”, thuhet në njoftim.

Fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Ligës Premier dhe Kupës FA mundën Sheffield United (2:1) dhe Fulham (5:1) në mungesë të Guardiolës për të qëndruar në krye të tabelës me katër fitore.

City të shtunën do të vizitojë West Hamin, ndërsa në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të martën e ardhshme do të luajë në shtëpi kundër Crvena Zvezda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit

La Liga

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Ylli më i madh i Anglisë dhe katër lojtarë të tjerë kërcënohen me suspendim për ndeshjen gjysmëfinale

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Kalo në kategori