LAJMI I FUNDIT:

Sarrazin për raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka entuziazëm të madh

Sarrazin për raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka entuziazëm të madh

Deputeti i Parlamentit Evropian dhe i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në prag të raundit të ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian, ku do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk ka “entuziazëm të madh”, por se duhet të jemi optimist se do të bëhet një hap i vogël përpara në drejtim të zgjidhjes së çështjeve aktuale.

Sarrazin tha për Newsnight në N1 se mezi ka pritur të ketë sërish takime të nivelit më të lartë.


“Nuk ka entuziazëm të madh se do të ndodhë një përparim i madh, bëhet fjalë për hapa konkretë rreth deeskalimit në veri të Kosovës, për të hapur derën dhe për të filluar në një rrugë pozitive. Duhen lajme të mira në rajon”, ka thënë ai.

SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja për normalizim
Lexo po ashtu SHBA: Kosova dhe Serbia të marrin seriozisht obligimet nga Marrëveshja për normalizim

I pyetur se çfarë mund të arrihet pas një raundi të dialogut, zyrtari evropian thotë se plani i deeskalimit të BE-së është që të dyja palët të shkojnë drejt tërheqjes së forcave policore, zgjedhjeve për kryetarë të rinj në katër komuna në veri të Kosovës.

Ata kryetarë komunash, siç theksoi ai, duhet t’i shërbejnë qytetarëve të thjeshtë.

“Ne do të shohim se sa larg mund të shkojmë, por është e rëndësishme të fillojmë të punojmë përsëri për të”, tha Sarrazin, duke theksuar se si diplomat ai duhet të jetë optimist ndonjëherë.

Duhet të përpiqemi të jemi optimistë, të nisemi nga fakti se nesër do të bëhet një hap i vogël në drejtim të zgjidhjes së çështjes, thekson ai.

Zgjidhjen e dialogut ai e sheh vetëm përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe Marrëveshjes së Ohrit.

“Mendoj se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare pret që pala kosovare të ecë përpara dhe se Asociacioni do të krijohet siç është rënë dakord, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, theksoi Sarrazin.

Takimi Kurti-Vuçiq, Mushkolaj: Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë
Lexo po ashtu Takimi Kurti-Vuçiq, Mushkolaj: Nesër BE-ja do të provojë të shpëtojë diçka nga Marrëveshja Bazë

“Presioni politik për të arritur de-përshkallëzimin është shumë i lartë, të dyja palët duhet të dëshmojnë se do të japin diçka,” tha ai.

Sipas tij, absolutisht më e rëndësishme është që jeta në veri të Kosovës të normalizohet, të përfundojë frika se do të ketë dhunë, njerëzit e zakonshëm t’i kthehen jetës normale, veçanërisht në katër komunat me shumicë serbe.

Ndryshe, Shërbimi Evropian për Politikë të Jashtme ka njoftuar se nesër (e enjte) nga ora 09:00 do të nis raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku do të marrin pjesë Kurti dhe Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, rrëfimi i skafistit të Vlorës: Kur nisi droga e lashë

Lajme
Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Arratisja e Sekiraqes, Haxhiu: Ky rast ngre dyshime për përfshirje të gjyqësorit në korrupsion

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drejtësi
Kalo në kategori