Berat Gjimshiti ka mbushur tetë vite që është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë dhe në këto tetë vite ai padyshim ka qenë një nga futbollistët më të rëndësishëm të kuqezinjve.
Është një futbollist i qetë në fushë dhe jashtë saj, por ama në duele nuk ka kompromis për kundërshtarët pasi fiton thuajse çdo duel.
Ai është nga fshati Tërrnoc prej Luginës së Preshevës dhe në dy ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë në tetë vitet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit në krah përballë Republikës Çeke dhe Polonisë.
Gjimshiti është një lider i heshtur, por ai po e udhëheq kombëtaren drejt ëndrrës për ta përsëritur suksesin e vitit 2016 që të kualifikohen në Kampionatin Evropian.
30-vjeçari ka zhvilluar 51 ndeshje me kuqezinjtë në tetë vite, derisa ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në një tjetër.
Në një intervistë për Telegrafin, qendërmbrojtësi i Atalantës flet për katër pikët e marra në muajin shtator, gjasat e Shqipërisë për të shkuar në Euro 2024, tre ndeshjet e ardhshme, prurjet e reja në Kombëtare si dhe për këngët patriotike që janë bërë virale duke u kënduar nga futbollistët së bashku me tifozët.
Telegrafi: Berat, morët katër pikë në dy ndeshje. Sa jeni të kënaqur?
Gjimshiti: Janë katër pikë të mëdha, edhe pse kemi pasur dy ndeshje shumë të vështira. Gjithsesi janë katër pikë shumë të rëndësishme që na kanë vendosur në krye të Grupit dhe jemi shumë të lumtur.
Telegrafi: Jemi në krye të Grupi E me 10 pikë pas pesë ndeshjeve?
Gjimshiti: E përmenda që kemi mundur të marrim edhe më shumë. Ndeshjen e parë me Poloninë kemi mundur të merrnim më shumë dhe nuk e merituam humbjen, por edhe me Çekinë kemi pasur rast të merrnim më shumë, por në fund mendoj se ishte rezultat i drejt.
Telegrafi: Keni edhe tre ndeshje deri në fund. A do të shkoj Shqipëria në Euro 2024?
Gjimshiti: Ende nuk është bërë asgjë pasi kemi edhe tre ndeshje apo tre finale. Duhet t’i marrim me seriozitetin më të madh pasi duam të fitojmë që të tre duelet për të qenë të sigurt. Dëshira është e madhe të shkojmë në Evropian, por duhet të jemi me këmbë në tokë dhe t’i marrim ndeshjet seriozisht deri në fund.
Telegrafi: A është kjo Shqipëria më e fortë në histori, ose së paku prej kohës që ti je pjesë e saj?
Gjimshiti: Nuk e di nëse është kjo Shqipëria më e forta në histori, por di të them se padyshim që është Shqipëria më e talentuar. Është një miks i mirë mes futbollistëve me përvojë dhe talenteve të rinj dhe po funksionon shumë mirë.
Telegrafi: Një djalosh nga Lugina e Preshevës kapiten i Kombëtares së Shqipërisë. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Gjimshiti: Është krenari e madhe që jam kapiten i Kombëtares. Trajneri ka vendosur që ta mbajë unë shiritin edhe pse ka thënë që brenda grupit janë katër ose pesë lojtarë që janë kapitenë. Për mua është nder i madh të jam kapiten i Shqipërisë.
Telegrafi: A po e udhëheq Berati si kapiten Shqipërinë drejt Evropianit?
Gjimshiti: Unë nuk jam ai lloj futbollisti që bërtas apo jam arrogant edhe pse kam shiritin në krahë. Më thonë kapiten i heshtur, por mundohem që t’i motivoj gjithmonë shokët dhe me qetësi e maturi të marrim edhe fitoret. Shpresoj që me mua si kapiten të shkojmë në Evropian, është ëndrra e gjithë shqiptarëve.
Telegrafi: Nëse ke dyshime se a është Shqipëria më e fortë ndonjëherë, a ke dyshime a është grupi më i bashkuar ndonjëherë?
Gjimshiti: Sa i përket grupit mund ta konfirmoj se jemi shumë të bashkuar. Edhe më parë ishim, por me ardhjen e trajnerit Sylvinho jemi shumë të bashkuar. Sakrifikojmë të gjithë për njëri tjetrin, luftojmë të gjithë për njëri tjetrin dhe vetëm në këtë mënyrë sukseset vijnë si grup.
Telegrafi: Çfarë ka ndryshuar trajneri Sylvinho te kjo Shqipëri? A është më i miri me të cilin keni punuar te kuqezinjtë?
Gjimshiti: Nuk mund të flas për më i miri, pasi secili trajner me të cilin kam punuar ka pasur ato veçoritë e tij. Sylvinho mund të them se ka bashkuar edhe më shumë grupin, është një motivues shumë i madh. A na flet të gjithëve në grup, por edhe në mënyrë individuale. Është një trajner shumë i mirë i cili mbanë të motivuar edhe ata lojtarë të cilët nuk kanë shumë hapësira. Jemi shumë të kënaqur të gjithë që Sylvinho me stafin e tij janë pjesë e Shqipërisë.
Telegrafi: Mirlind Daku dhe Arbnor Muja janë ardhjet e reja në Kombëtare, si ka qenë pritja për ta?
Gjimshiti: Ne jemi familje dhe çdo i ri që vije në familje pritet në mënyrën më të mirë. Jemi disa futbollistë më të vjetër që gjithmonë përkujdesemi që t’i afrojmë me grupin edhe lojtarët e rinj që vijnë. Si Daku ashtu edhe Muja janë pritur shumë mirë, janë ambientuar menjëherë dhe kanë luajtur tanimë duke shfaqur cilësitë e tyre pasi janë dy futbollistë shumë të mirë.
Telegrafi: Janë bërë virale videot duke kënduar në fund të ndeshjes këngë për komandantin legjendar Adem Jashari. A janë këngët patriotike që motivojnë futbollistët e Kombëtares?
Gjimshiti: Është emocion shumë i madh kur sheh gjithë stadiumin e mbushur me shqiptarë nga të gjitha trevat dhe të gjithë këndojmë së bashku. Natyrisht që na motivojnë këngët për patriotike dhe për heronjtë kombëtar. Edhe këngë të tjera shqipe ka shumë të bukura me të cilat motivohemi.
Telegrafi: Për fund një porosi për tifozët për tre duelet e ardhshme?
Gjimshiti: Thash më lartë që kemi tre finale dhe përqendrimi duhet të jetë 100 për qind. Tifozët na kanë mbështetur kudo që kemi luajtur dhe ata janë forca jonë. Duam mbështetjen e tyre edhe në këto tre finale dhe pastaj të shkojmë së bashku në Gjermani. Është ëndërr e imja që të luaj në Evropian me Kombëtaren pasi herët e parë nuk isha i ftuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Kam filluar të shoh dritë në fund të tunelit”, Christensen rrëfen vuajtjet që i kanë shkaktuar lëndimet
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Rennesit
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj