Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se njësitet policore gjatë ditës së sotme në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave.
“Pas trajtimit me sukses të një rasti të kalimit ilegal dhe zhvillimit të kontrabandës mbrëmë në pjesën veriore të vendit tonë, njësitet policore sot një lokacion në Komunën e Zubin Potokut kanë identifikuar dhe sekuestruar 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave”, ka shkruar Sveçla.
Sveçla njofton se në koordinim me organet e drejtësisë dhe në zbatim të urdhëresave të tyre, Policia sot ka arrestuar në Leposaviq ish-zyrtarin policor Goran Savic i cili akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë vitit 2021. I njëjti, dyshohet të ketë sulmuar fizikisht edhe dy qytetarë serb.
“Ditën e përmbyllim me lajmin e mirë që Policia jonë i është bashkuar kampanjës së EUROPOL #TheNetThatWorks, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor. Kjo nismë pjesë e së cilës është edhe Policia e Kosovës, synon promovimin e bashkëpunimit me qëllim të trajtimit të kërcënimeve kundër sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, atij kibernetik dhe terrorizmit”, ka shkruar tutje ministri Sveçla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Peceta nuk është luks”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë – kërkohet që produktet menstruale të lirohen nga tarifat doganore
Dumani: Blerja e pronave forma kryesore e pastrimit të parave, bankat të përfshira
Qeveria britanike: Po punojmë në mënyrë inovative me Shqipërinë kundër emigracionit ilegal
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251