Ka pasur shqetësime në rritje për sulmet e vazhdueshme ruse aq afër kufirit të vendeve të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO-s.
Por, a do të përgjigjet NATO?
Analisti ushtarak britanik, Sean Bell, ka folur për skynews dhe ka dhënë disa detaje interesante.
Brenda natës, Rusia nisi një tjetër valë masive sulmesh me dron në të gjithë Ukrainën, me fokusin kryesor në portin e lumit Danub të Ukrainës, Izmail.
Ukraina pretendon se ata rrëzuan 25 nga 33 dronët, por Rusia ende dëmtoi infrastrukturën portuale, një magazinë gruri dhe një ndërtesë administrative.
Kjo seri e fundit sulmesh është një përpjekje e hapur për të ndaluar eksportet e grurit të Ukrainës pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi në muajin korrik.
Sulmet ndaj drithit/ushqimit është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe janë të varfrit si dhe të uriturit në botë që vuajnë më shumë se sa palët e përfshira në luftë.
Shqetësim në rritje janë sulmet e vazhdueshme ruse aq afër kufirit të NATO-s. Lumi Danubi është vetëm disa qindra metra i gjerë në portet e Renit dhe Izmail, dhe lumi shënon kufirin midis Ukrainës dhe Rumanisë.
Dronët rusë fluturojnë qindra milje përpara se të godasin objektivat e tyre, kështu që ekziston një potencial i rëndësishëm për llogaritje të gabuara.
Të hënën, Ukraina pretendoi se një dron rus kishte goditur dhe shpërthyer në territorin rumun – një pretendim që Ministri rumun i Mbrojtjes e mohoi në atë kohë.
Megjithatë, dje presidenti rumun deklaroi se mbeturinat e dronit kishin rënë vërtet në Rumani, megjithëse sot NATO këshilloi se nuk kishte asnjë indikacion se mbeturinat e dronit ishin shkaktuar nga një sulm i qëllimshëm ndaj NATO-s.
Megjithëse është në interesin e NATO-s dhe Rusisë që të shmanget çdo konfrontim i drejtpërdrejtë midis superfuqive, sulmet e vazhdueshme të Rusisë në portet e Danubit ukrainas – vetëm qindra metra nga kufijtë e NATO-s – mbartin një rrezik të madh të llogaritjes së gabuar dhe përshkallëzimit të mundshëm, me pasoja të rëndësishme për sigurinë globale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë
I pastrehu gjen portofolin me 2 mijë euro në Amsterdam, e dorëzoi në polici – me këtë veprim u shpërblye majmë
Le Pen kërcënon të sfidojë fuqitë e Macronit
Njëmbëdhjetë kërkesat e Budapestit për Kievin, Orban i kërkon Ukrainës të shpallë Zakarpattia "tradicionalisht hungareze"
Ish-kryeprokurori i Malit të Zi merret në pyetje nën dyshimin se ka torturuar civilët kroatë, dyshohet se ka kryer krime lufte në Cavtat
Ukrainasit shkatërrojnë një të tretën e flotës ruse të Detit të Zi, Putin pranon se marina është e pambrojtur
Komandanti i ushtrisë ukrainase publikon pamjet ku shihet shkatërrimi i makinerisë luftarake ruse
Rrëfimi i pilotit ukrainas të MiG-29 që rrëzoi dy dronë Shahed gjatë një misioni
Momenti kur një shtëpi bie në lumë derisa diga në Minesota ishte dëmtuar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë