LAJMI I FUNDIT:

Al Khelaifi qetësohet me Mbappen: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

Al Khelaifi qetësohet me Mbappen: Futbollist dhe njeri i jashtëzakonshëm

Ka më në fund qetësi në kampin e Paris Saint Germain, pasi Kylian Mbappe vendosi të qëndroj në kryeqytetin francez.

Sulmuesi francez fillimisht kërkoi largimin me PSG-në që këmbënguli për ta mbajtur atë në Parc de Princes.


Kishte polemika të shumta mes kampit të Mbappes dhe presidencës së PSG-së, por duket se gjërat tanimë janë rregulluat.

Tjetër vit, lëvizje e njëjtë nga Mbappe - francezi duket se po e përdor Real Madridin për qëllimet e tij te PSG
Lexo po ashtu Tjetër vit, lëvizje e njëjtë nga Mbappe - francezi duket se po e përdor Real Madridin për qëllimet e tij te PSG

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka thënë se Mbappe përveç një futbollist është edhe një njeri i jashtëzakonshëm duke konfirmuar atmosferën e mirë në skuadër.

“Kylian Mbappe është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një njeri fantastik. Skuadra e PSG-së, brenda dhe jashtë fushës nuk ka qenë kurrë kaq e bashkuar dhe mendoj se është parë në ndeshjen e fundit kundër Lyonit”, deklaroi Al Khelaifi.

Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappes – PSG i kërkon rinovimin, Real Madridi i vendos kushte
Lexo po ashtu Zhvillime të reja për të ardhmen e Mbappes – PSG i kërkon rinovimin, Real Madridi i vendos kushte

Mbappe ka kontratë me parisienët deri në verën e vitit 2024, por klubi francez dëshiron që t’ia rinovojë atë për ta mbajtur edhe për shumë kohë në radhët e veta.

Nga ana tjetër skuadrat e mëdha evropiane po e monitorojnë situatën e francezit me klubin dhe janë të gatshme për t’i ofruar kontrata multi milionëshe për ta bindur të transferohet verën e vitit 2024 si futbollist i lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori