LAJMI I FUNDIT:

Ish-kreu i grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, dënohet me 22 vite burg për sulmin në Kapitol

Ish-kreu i grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, dënohet me 22 vite burg për sulmin në Kapitol

Ish-udhëheqësi i grupit të ekstremit të djathtë në SHBA, Proud Boys, Enrique Tarrio, është dënuar më 22 vjet burg, që është dënimi më i rëndë i dhënë për sulmin në Kapitol.

Javën e kaluar, katër anëtarë të Proud Boys, të cilët u shpallën fajtorë në maj së bashku me Enrique Tarrio, u dënuan me burgim nga 10 deri në 18 vjet, transmeton Telegrafi.


Deri më tani dënimin më të rëndë, 18 vite burgim, e ka marrë Stewart Rhodes, themelues i ekstremit të djathtë Oath Keepers.

Më 6 janar 2021, rreth dyqind anëtarë të Proud Boys sulmuan Kapitolin, selinë e Kongresit Amerikan, në përpjekje për të parandaluar konfirmimin e fitores zgjedhore të demokratit Joe Biden ndaj presidentit të atëhershëm Donald Trump.

Atë ditë, tha gjykatësi Timothy Kelly, “fshiu traditën tonë të transferimit paqësor të pushtetit”.

Ndryshe nga katër të tjerët, Tarrio, për të cilin prokuroria kërkoi 33 vite burg, nuk ndodhej atë ditë në Uashington, por gjyqtari vlerësoi se “Tarrio ishte iniciatori kryesor i komplotit”.

Duket se gjyqtari nuk është prekur nga pendimi i të akuzuarit, zëri i të cilit ndalej herë pas here nga të qarat, dhe që e quajti 6 janarin 2021 një “ditë të tmerrshme” dhe kërkonte “mëshirë”, siç bënin më parë motra, e fejuara dhe nëna e tij.

Prokurori Conor Mulroe kërkoi një dënim më të ashpër për Tarrin nga sa morën të tjerët, ndërsa avokatët e tij argumentuan se klienti i tyre nuk mori pjesë në sulme sepse nuk ishte në Uashington atë ditë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Forcat ukrainase rrëzojnë një aeroplan luftarak rus Su-25 në rajonin e Donetskut

Evropa
Kalo në kategori