LAJMI I FUNDIT:

Nga fustani me ngjyrën e flamurit e deri te dukja e stilit “Barbie” – paraqitjet elegante të Presidentes Osmani gjatë vizitës në Shqipëri

Nga fustani me ngjyrën e flamurit e deri te dukja e stilit “Barbie” – paraqitjet elegante të Presidentes Osmani gjatë vizitës në Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këto ditë ka qëndruar për vizitë në Shqipëri.

Në ditën e parë të vizitës së saj, ajo ka takuar presidentin Bajram Begaj si dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Teksa është pritur me një ceremoni solemne dhe protokallare, edhe vet Osmani ka qenë e kujdesshme në përzgjedhjet e saj të garderobës.


Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Në ditën e parë, ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant të kuq, duke marrë frymëzim kështu nga e kuqja e cila njihet si ngjyrë kombëtare, shkaku i flamurit.

Por ndërkohë, mjaft bukur dhe me stil, Vjosa është shfaqur edhe në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Tiranë, ku dha një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel.

Ajo pozoi krah ish-deputetes dhe prezantueses Grida Duma në hollin e studios televizive, e veshur me një fustan mjaft elegant ngjyrë rozë.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Ndërkohë, ish-deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Grida Duma, dukej gjithashtu tërheqëse në një kostum ngjyrë pjeshke – e që mesa duket të dyja këto dukje kanë marrë frymëzim nga fenomeni hit i momentit, filmi i shumë shikuar globalisht – “Barbie”.

Ditën e tretë, presidentja Osmani e mbylli me një vizitë në Berat – atje ku gjithashtu ishte e kujdesshme në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Në imazhet e publikuara në rrjetet sociale, presidentja e vendit mund të shihet duke pozuar para qytetit monumental me një kostum ngjyrë qielli dhe syze të zeza, të cilat gjithashtu i dhanë një pamje shik.

Përndryshe, Vjosa Osmani është komplimentuar gjithmonë e më tepër për mirë për paraqitjen e saj të jashtme që kur mori detyrën e presidentes, shkaku i ndryshimeve drastike në dukje dhe paraqitjeve gjithmonë me stil. /Telegrafi/

Foto: Vjosa Osmani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori