LAJMI I FUNDIT:

Ofertë prej 20 milionë eurove në vit nga Arabia, David Alaba merr vendim për të ardhmen e tij

Ofertë prej 20 milionë eurove në vit nga Arabia, David Alaba merr vendim për të ardhmen e tij

David Alaba ka marrë një ofertë shumë të lartë financiare nga Arabia Saudite.

Skuadra arabe Al Ittihad e cila ka transferuar yje të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante e Fabinho ka tentuar afrimin e mbrojtësit austriak të Real Madridit.


Al Ittihad i ka dërguar ofertë Alabas prej 20 milionë euro në vit, derisa ishte e gatshme të paguante te Reali deri në 65 milionë euro për qendërmbrojtësin austriak.

Megjithatë Alaba ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke refuzuar këtë ofertë fitimprurëse.

Mediat e ndryshme në Spanjë kanë raportuar se Alaba është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe nuk i ka bërë përshtypje oferta nga skuadra arabe.

Arabia Saudite po përgatit ofertë të majme për Alaban
Lexo po ashtu Arabia Saudite po përgatit ofertë të majme për Alaban

31-vjeçari dëshiron t’i qëndroj besnik madrilenëve të cilët kanë nevojë të madhe për të në mbrojtje sidomos pas lëndimit të Eder Militaos.

Alaba është që dy vite pjesë e Los Blancos dhe ai ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, Superkupën e Evropës dhe titullin e kampionit në Spanjë me klubin mbretëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori