LAJMI I FUNDIT:

Jill Biden rezulton pozitive në test, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara infektohet me COVID-19

Jill Biden rezulton pozitive në test, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara infektohet me COVID-19

Zona e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.

“Mbrëmë Zona e Parë ka rezultuar pozitive në COVID-19. Aktualisht ka simptoma të lehta. Do të mbetet në shtëpi në Rehoboth Beach në Delaware”, tha zëdhënësja e Zonjës së Parë, Elizabeth Alexander, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër, është bërë e ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar negativ në testin e COVID-19.

Një zyrtar amerikan ka thënë për CNN se aktualisht nuk ka ndryshime në protokollin e Shtëpisë së Bardhë apo të presidentit.

CNN raporton se kanë kërkuar më shumë detaje për testin e COVID-19 të presidentit dhe Zonjës së Parë.

Kanë pyetur nëse Joe Biden ka qenë me gruan e tij kur ajo filloi të shfaq simptomat e coronavirusit.

Jill Biden ishte infektuar me COVID-19 edhe vitin e kaluar, kurse Joe një muaj pas saj – të po të njëjtin vit. /Telegrafi/