Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian konfirmoi se Johan Floderus, diplomat suedez që punon për BE-në, është duke u mbajtur rob në Iran për më shumë se 500 ditë.
Pas një takimi në qytetin spanjoll të Kadizit, Josep Borrell u tha gazetarëve se Brukseli po kërkon “pareshtur” që të lirohet 33-vjeçari.
Të hënën, Suedia pjesërisht konfirmoi një raportim nga New York Times lidhur me ndalimin, duke njoftuar se një shtetas suedez, në të tridhjetat, është duke u mbajtur në Iran që nga prilli i vitit 2022.
Por, Borrell shkoi më tej duke konfirmuar emrin e personit dhe duke treguar se ai punon për trupin diplomatik të BE-së.
“Dua të flas për një rast specifik, për rastin e Floderus. Ai është shtetas suedez që punon për Bashkimin Evropian dhe i cili është i ndaluar ilegalisht në Iran për më shumë se 500 ditë”, tha Borrell.
“Dua të theksoj se unë personalisht, të gjitha ekipet e mia në të gjitha nivelet, institucionet evropiane në koordinim të ngushtë me ato suedeze dhe familja e tij, po kërkojmë nga autoritetet iraniane që ta lirojnë atë. Në çdo takim diplomatik, në të gjitha nivelet, e kemi diskutuar këtë çështje, në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.
Ai tha se lirimi i Floderus është në agjendën e BE-së dhe të Qeverisë suedeze dhe “ne nuk do të ndalemi derisa ai të lirohet”.
Në korrikun e vitit të kaluar, Irani njoftoi se kishte arrestuar një person nën dyshimet për spiunazh, dy javë pasi një shtetas iranian u dënua me burgim të përjetshëm në Suedi për rolin e tij në ekzekutimet masive të mijëra kundërshtarëve politikë të kryera nga regjimi iranian më 1988. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251