LAJMI I FUNDIT:

Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Vendoset kujdestari 24-orëshe për barnatoret në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.

Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 5 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë).


“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhet në njoftim.

“Të dielave dhe gjatë festave do të punojnë 10 barnatore kujdestare me orar 24h”, ka njoftuar Izet Sadiku.

Votimin nga Kuvendi i Prishtinës e pa mirëpritur edhe Oda e Farmacistëve të Kosovës, e cila ka falënderuar Komunën e Prishtinës -Drejtorinë e Shëndetësisë, si dhe drejtorin Izet Sadiku për punën e bërë deri në miratimin e rregullores në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Më në fund pas shumë viteve të diskutimeve rregullorja e cila përcakton orarin e punës së barnatoreve hyn në fuqi në kryeqytet. Edhe kjo kërkesë e kahmotshme e farmacistëve të kryeqytetit po bëhet realitet me punën e përbashkët të Odës së Farmacistëve dhe Komunës së Prishtinës”, thuhet në njoftim të Odës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori