LAJMI I FUNDIT:

Klopp zbulon reagimin e Salah ndaj ofertës së çmendur nga Arabia Saudite

Klopp zbulon reagimin e Salah ndaj ofertës së çmendur nga Arabia Saudite

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mohamed Salah është ‘super i përkushtuar’ për të luftuar për trofe me Liverpoolin, pavarësisht ofertës së çmendur të paraqitur nga sauditët për nënshkrimin e tij.

Duke folur në konferencën e tij për shtyp përpara ndeshjes kundër Aston Villas, Klopp foli për situatën dhe reagimin e Salah pas ofertës saudite nga Al Ittihad.


“Nga këndvështrimi im nuk shoh absolutisht asgjë për t’u shqetësuar. Mo është super i përkushtuar me të vërtetë, në stërvitje plotësisht i fokusuar, në takimet e lidershipit këtë javë, ai është plotësisht brenda”, ka thënë fillimisht Klopp.

Liverpooli refuzon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për Mohamed Salah
Lexo po ashtu Liverpooli refuzon ofertën marramendëse nga Arabia Saudite për Mohamed Salah

“Më duhet të merrem me fakte, dhe fakti im është ‘gjithçka mirë, ne jemi këtu dhe gjithçka është në rregull’”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.

Sipas raporteve të shumta të besueshme, Liverpoolit iu ofruan zyrtarisht 150 milionë euro për të shitur Salah, por Reds e refuzuan atë pa u menduar.

Pesë yjet që mund të largohen nga Liga Premier edhe pas ditës së fundit afatit kalimtar
Lexo po ashtu Pesë yjet që mund të largohen nga Liga Premier edhe pas ditës së fundit afatit kalimtar

Afati i transferimeve në Evropë ka përfunduar, por ai i Superligës së Arabisë Saudite mbetet i hapur deri më 20 shtator. Është përfolur se për Salah do të bëhet një tjetër ofertë për të testuar vendosmërinë e Liverpoolit.

Vlen gjithashtu të përmendet se yllit egjiptian i ofrohet më shumë se dyfishi i pagës së tij prej 400 mijë euro në javë te Reds për t’u larguar nga Anfield. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori