LAJMI I FUNDIT:

Milani i ka huazuar dy lojtarë në minutat e fundit te skuadrat angleze

Milani i ka huazuar dy lojtarë në minutat e fundit te skuadrat angleze

Është mbyllur afati kalimtar veror për transferimin e futbollistëve në top pesë kampionatet më të forta evropiane.

Megjithatë disa transferime janë publikuar edhe pas orës 00:00, me klubet që i kanë regjistruar më herët.


Ajo që ka befasuar të gjithë është se Milani ka arritur t’i huazoj dy futbollistë në Ligën Premier në minutat e fundit të afatit kalimtar veror.

Sulmuesi belg Divock Origi zyrtarisht është një futbollist i Nottingham Forest ku është huazuar për një edicion.

Karrierën në Angli do ta vazhdoj edhe mbrojtësi senegalez Ballo -Toure.

Qendërmbrojtës është bashkuar me Fulhamin si huazim një vjeçar nga AC Milan. /Telegrafi/