Bujar Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Indi: Ndjekim amanetin e saj – dashuri dhe mirëkuptim
Në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë, duke shprehur respektin dhe krenarinë më të thellë që gruaja më e jashtëzakonshme në botë – Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë. Njëherit, Ministri vizitoi kishën ku Shenjtorja e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, e e cila ishte jo vetëm shtëpia e saj, por edhe shtëpia e shumë njerëzve të pafuqishëm.
“Modestia e një njeriu kaq të madh nuk lë askënd indiferent dhe pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe misionit të saj – t’i ndihmojmë të pambrojturit dhe t’i ushqejmë të varfërit, por jo vetëm me bukë, siç ajo dinte të thoshte, por edhe me dashuri e respekt”, tha Osmani në takimin me Motrat e nderit, të cilat e vazhdojnë misionin e Shën Terezës.
“Nga jeta e saj mësojmë se, Nënë Tereza i përmbahej fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë ekstreme në raport me kulturat dhe grupet e ndryshme etnike, karakteristika që jam i sigurt se ishin rrënjosur thellë tek ajo nga mënyra se si u rrit që në moshë të re nga familja e saj në Shkup. Ky koncept i ka kapërcyer dhe vazhdon t’i kapërcejë barrierat e përkatësisë fetare dhe etnike, me theks në tolerancë dhe harmoni, pavarësisht dallimeve”, tha Ministri, duke nënvizuar se nga veprimtaria e Nënë Terezës buron historia, kultura dhe vlerat të cilat duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht – respekt dhe tolerancë.
Në agjendën e Osmanit në Kalkutë janë takimet me Kryetarin e Kalkutës, Firhad Hakim, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Yadav.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit
Sot vranët dhe me diell, fundjava me rritje të temperaturave
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë