LAJMI I FUNDIT:

The Economist: ‘Lufta e grafiteve’ në zemër të Beogradit – disidenti rus pikturon një grua ukrainase, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e nënçmon në televizion

The Economist: ‘Lufta e grafiteve’ në zemër të Beogradit – disidenti rus pikturon një grua ukrainase, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e nënçmon në televizion

Artisti rus Gleb Pushev, i cili ishte larguar nga regjimi i Kremlinit për të shmangur mobilizimin, derisa ishte duke pikturuar një mural në Beograd, tre qytetarë serbë nuk e pëlqyen projektin e tij dhe kështu ata hodhën ngjyrë mbi të.

Murali, i cili mori katër ditë për t’u pikturuar që shfaqte një grua ukrainase, ishte dëmtua më vonë. Megjithatë, me miqtë e tij që e vëzhgonin, Pushev vazhdoi ta pikturonte sërish.

Mirëpo, murali i restauruar u mbulua shpejt me imazhe pro-ruse. Pushev ishte këmbëngulës – e pikturoi sërish, nën mbrojtjen e policisë serbë dhe e mbuloi me pleksiglas. Edhe kjo nuk i ndaloi “rebelët” që ta ri-lyejnë muralin.


“Po zhvillohet një ‘luftë e grafiëve'”, thotë Peter Nikitin, një aktivist rus kundër Kremlinit në Beograd.

Përtej rrugës nga shkolla ku u vranë dhjetë persona në të shtënat më 3 maj, një mural i Vladimir Putin është pikturuar disa herë në mbështetje të Ukrainës. Murali i pikturuar për nder të kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiq shpesh shkatërrohet dhe rivizatohet.

Pasi Nikitin kërkoi nga mediet serbe që të raportojnë për rilyerjen e muralit të Putinit, në të cilin ai mori pjesë, Aleksandar Vuçiq e nënçmoi atë në televizion.

Më 13 korrik, aktivisti rus ishte ndaluar për 44 orë në Aeroportin e Beogradit “Nikolla Teslla”. Një tjetër rus kundër luftës në Ukrainë, Ilya Zernov nga Serbia u arratis në Gjermani.

Serbia 'shtëpia e dytë' e rusëve, e para në botë për strehimin e tyre që nga nisja e agresionit ushtarak nga Kremlini në Ukrainë
Lexo po ashtu Serbia 'shtëpia e dytë' e rusëve, e para në botë për strehimin e tyre që nga nisja e agresionit ushtarak nga Kremlini në Ukrainë

Aktivistja që u sulmua nga policia serbe pasi hodhi vezë në drejtim të muralit të Mlladiqit, Aida Çoroviq, beson se mbishkrimet e ekstremit të djathtë “ndihmojnë” shtetin – i qetëson ekstremistët dhe i sugjeron Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian se është e nevojshme të ketë një qeveri e qendrës së djathtë që do t’ia zinte frymën kësaj.

Ndërsa, humbjet ruse në Ukrainë po rriten, artistët nacionalistë të rrugës kanë kaluar në mesazhe të tjera, si militantizimi me grafitin “Sparta e Serbisë” dhe irredentizmi me “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën

Azia
Kalo në kategori