LAJMI I FUNDIT:

“A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?” – Klinaku ripërsërit deklaratën për vrasjen e kryeministrit

“A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?” – Klinaku ripërsërit deklaratën për vrasjen e kryeministrit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka ripërsëritur sërish deklaratën e tij rreth vrasjes së kryeministrit, Albin Kurti.

Klinaku një postim të radhës në Facebook, është kapur me mediat të cilat raportuan për deklaratën e tij lidhur me vrasjen e kryeministrit.


Kësaj radhe ai pyeti mediat se a më shumë vlerë ka kryeministri apo atdheu.

Kreu i OVL të UÇK, Klinaku: Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova
Lexo po ashtu Kreu i OVL të UÇK, Klinaku: Më parë e vras Kurtin, sesa iku nga Kosova

“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar Klinaku.

Ai ripërsëriti sërish deklaratën e tij skandaloze për vrasjen e Albin Kurtit.

“Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Delegacioni serb largohet nga konferenca rajonale, pasi delegacioni i Kosovës përmendi sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës

Kronika e Zezë
Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Sveçla: Ka përfunduar koha e kontrollit të veriut nga strukturat kriminale e terroriste të Serbisë

Siguri
Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Zvarritja e punimeve dhe rruga përplot gropa, dëmtojnë automjetet dhe krijojnë kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Lajme
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri

Lajme
“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

“E shoh në ëndërr shtëpinë dhe Çamërinë”, 80 vjet nga masakra kundër çamëve

Lajme
Kalo në kategori