LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e do një yll të Arsenalit dhe dy të Barcelonës

Chelsea e do një yll të Arsenalit dhe dy të Barcelonës

Chelsea po konsideron një lëvizje të vonuar për yllin e Arsenalit, Emile Smith Rowe dhe dyshen e Barcelonës, Raphinha dhe Ferran Torres.

Blutë kanë shpenzuar tashmë rreth 400 milionë euro këtë verë dhe rreth mbi një miliard nën drejtimin e bashkëpronarit Todd Boehly që nga ardhja e tij në maj 2022.


Pavarësisht të gjitha këtyre përforcimeve, skuadra e Londrës perëndimore duket e lehtë për t’u mposhtur.

I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin - lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea
Lexo po ashtu I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin - lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea

Dhe trajneri Mauricio Pochettino qartazi dëshiron të forcohet në sulm përpara se afati i transferimeve mbyllet të premten e kësaj jave.

Dhe siç raportohet në rubrikën e Transferimeve Konfidenciale të së hënës, shikon transferimin e Smith Rowe, Raphinha dhe Torres.

Interesimi nuk është veçanërisht i avancuar, por ajo treshe janë ndër emrat që diskutohen nga hierarkia e Chelseat në këtë fazë.

Chelsea mund të tentojë një strategji të re transferishmesh, pas startit të dobët në këtë sezon
Lexo po ashtu Chelsea mund të tentojë një strategji të re transferishmesh, pas startit të dobët në këtë sezon

Anglezi 23 vjeçar kishte një sezon të goditur nga lëndimet në 2022-23 dhe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në Ligën Premier për Gunners këtë sezon.

Ferran Torres është përdorur shpesh si një rezervë e sulmuesit Robert Lewandowski te Barcelona.

Dhe anësori brazilian Raphinha është lënë pas 16-vjeçarit Lamine Yamal javët e fundit, me këtë të fundit që duket se e ka të sigurt vendin e titullarit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori