LAJMI I FUNDIT:

I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin – lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea

I shpenzuan mbi një miliard euro për një vit, por lëndimet kanë goditur ekipin – lista e gjatë e lojtarëve që mungojnë te Chelsea

Chelsea tashmë po përballet me probleme në rritje të lëndimeve në fillim të sezonit.

Mauricio Pochettino e shijoi humbjen e parë te Blutë dhe ajo erdhi nga West Hami në fundjavën që shkoi me rezultat 3-1, ndërsa nga dita në ditë ka humbur edhe disa lojtarë kyç.

Golashënuesi Carney Chukwuemeka është një tjetër që ka pasur një problem në dy ndeshjet e para të sezonit, duke çuar në akoma më shumë zhgënjim për trajnerin argjentinas.


Chelsea mund të tentojë një strategji të re transferishmesh, pas startit të dobët në këtë sezon
Lexo po ashtu Chelsea mund të tentojë një strategji të re transferishmesh, pas startit të dobët në këtë sezon

Më poshtë mund t’i shikoni listën me lëndimet e Chelseat dhe kur ata mund të rikthehen sipas Evening Standard.

Reece James

Fatmirësisht për Blutë, Pochettino këmbënguli që James po shikonte një datë kthimi disa javë larg sesa muaj.

Me këtë në mendje, një rikthim pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar duket i mundshëm.

Pochettino thekson dy gabimet që Chelsea i bëri ndaj West Hamit
Lexo po ashtu Pochettino thekson dy gabimet që Chelsea i bëri ndaj West Hamit

“Nuk bëhet fjalë për disa ditë, ndoshta disa javë, por gjëja më e rëndësishme është evolucioni. E mira është se nuk është një çështje e madhe”, deklaroi trajneri i i Bluve javën e kaluar.

Data e mundshme e kthimit: Shtator 2023

Christopher Nkunku

Francezi bëri përshtypje gjatë para-sezonit, por u shkatërrua mizorisht nga një lëndim në gju në ndeshjen e fundit të turneut të klubit në SHBA.

Nkunku iu nënshtrua një operacioni dhe nuk pritet të kthehet për disa muaj.

Data e mundshme e kthimit: Nëntor 2023

Pochettino e thotë të kundërtën me atë që Caicedo shfaqi në fushë në debutimin e tij te Chelsea
Lexo po ashtu Pochettino e thotë të kundërtën me atë që Caicedo shfaqi në fushë në debutimin e tij te Chelsea

Carney Chukwuemeka

Carney Chukwuemeka shënoi golin e tij të parë të Chelsea kundër West Ham, por u detyrua të largohej për shkak të një lëndimi në pjesën e parë.

19-vjeçari u pa duke u larguar me paterica nga stadiumi i Londrës dhe mbete të shihet se sa do të mungojë.

Data e mundshme e kthimit: Ende e pazbuluar

Ylli i Chelseat shihet duke u larguar me paterica nga stadiumi i Londrës
Lexo po ashtu Ylli i Chelseat shihet duke u larguar me paterica nga stadiumi i Londrës

Armando Broja

Broja, i cili është etiketuar së fundmi nga Pochettino, është afër rikthimit pas një lëndimi të rëndë në gju të pësuar në dhjetor të vitit të kaluar.

Data e mundshme e kthimit: Tetor 2023

Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv
Lexo po ashtu Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv

Benoit Badiashile

Ashtu si Nnunku, Benoit Badiashile nuk pritet të kthehet në fushë për një kohë pas një lëndimi të rëndë të kërdhokullës para se të godiste një top në fazën përgatitore.

Francezi është rikthyer në stërvitje, por duke pasur parasysh natyrën e çështjes, nuk ka gjasa të kthehet me nxitim.

Data e mundshme e kthimit: Shtator 2023

Çfarë lidhje ka Neymar me të ardhmen e Lukakut?
Lexo po ashtu Çfarë lidhje ka Neymar me të ardhmen e Lukakut?

Wesley Fofana

Mbrojtësi që kushtoi 85 milionë euro nuk ka gjasa të luajë fare këtë sezon pas një dëmtimi në ligamentet e kryqëzuar të gjurit pasi problemet e tij me lëndimin vazhdojnë.

Data e mundshme e kthimit: Verë 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori