LAJMI I FUNDIT:

Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv

Krahasohen statistikat e Caicedos, Lavias dhe Endos, një pasqyrë se cili është më i miri si mesfushor defanziv

Nuk ndodh shpesh që të shohësh Liverpoolit të mposhtur për nënshkrimin e lojtarëve që kanë në listën e transferimeve, por në rastin e këtij afati kalimtar të veçantë, kjo ka ndodhur dy herë në pak ditë.

Reds e filluan biznesin e tyre veror në mënyrë proaktive me afrimin e Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai. Por që atëherë, numri i përforcimeve ka ngecur, ndërsa disa lojtarë afatgjatë janë larguar.


Në të vërtetë, James Milner, Alex Oxlade-Chamberlain, Naby Keita, Jordan Henderson dhe Fabinho kanë kaluar të gjithë drejt sfidave të reja – duke i lënë të zhveshur opsionet e mesfushës së Reds.

"Një makineri në fushë" - Klopp me vlerësim të lartë për Endon
Lexo po ashtu "Një makineri në fushë" - Klopp me vlerësim të lartë për Endon

Së pari, mesfushori i Brighton, Moises Caicedo, kundërshtoi skuadrën e Klopp për t’u bashkuar me Chelsea për një tarifë transferimi rekord britanik prej 133 milionë euro.

Tani, për t’i bërë gjërat edhe më keq, opsioni rezervë i Liverpoolit, ylli belg Romeo Lavia, i është bashkuar Bluve për rreth 65 milionë euro me shtesa.

Me panikun që u përhap, Klopp e kthue vëmendjen te mesfushori i Stuttgartit, Wataru Endo, me Reds që raportohet se e transferuar japonezin për 22 milionë euro.

Është një transferim që ka befasuar botën e futbollit dhe që pakkush e ka parë të vijë. Në të vërtetë, ndërsa Endo ka shumë përvojë, ai është një emër me të cilin mund të mos jeni të njohur, përveç nëse jeni një adhurues i Bundesligës.

Klopp deklarohet rreth tentimeve të dështuara për Lavian dhe Caicedon
Lexo po ashtu Klopp deklarohet rreth tentimeve të dështuara për Lavian dhe Caicedon

Kush është Wataru Endo?

Endo është një reprezentues japonez. Një pjesë vendimtare e skuadrës japoneze që arriti në 1/16 e Kampionatit Botëror të vitit 2022, Endo ka bërë 50 paraqitje për vendin e tij në total dhe tani është kapiten i skuadrës.

Ai gjithashtu ishte kapiten i Stuttgartit, pasi i është bashkuar klubit nga skuadra belge Sint-Truiden në vitin 2020. Që nga bashkimi, Endo ka bërë 133 paraqitje për klubin, duke shënuar 15 gola.

Për sa i përket stilit të tij të lojës, Endo është krahasuar me Milnerin, për shkak të shkathtësisë së tij. Mesfushori japonez qëndron para katër mbrojtësve, por dihet se funksionon edhe si numri tetë. Madje, me raste ai është edhe qendërmbrojtësi dhe mbrojtësi i djathtë.

Pesë problemet e Liverpoolit: Jurgen Klopp duhet t'i zgjidhë në parasezon
Lexo po ashtu Pesë problemet e Liverpoolit: Jurgen Klopp duhet t'i zgjidhë në parasezon

Si krahasohet Endo me Caicedo dhe Lavia?

Me Endo që iu bashkua Liverpoolit, vendosëm të krahasonim statistikat e tij sezonin e kaluar me Caicedon dhe Lavian, duke përdorur të dhënat e mbledhura nga Squaëka.

Aty janë 13 metrika të ndryshme nga edicioni 2022/23 dhe është e sigurt të thuhet se ka një fitues të qartë.

Megjithëse është e rëndësishme të mos lexojmë shumë në krahasime të tilla – në fund të fundit, Endo ishte duke luajtur në Bundesligë, ndërsa Caicedo dhe Lavia po konkurronin në Ligën Premier, kjo jep disa tregues për llojin e lojtarit që Liverpool ka marrë.

Dalin prapaskena të reja se si Caicedo kishte larguar të gjitha gjërat e tij nga hapësirat e Brightonit, para se të kishte marrëveshje me Chelsean
Lexo po ashtu Dalin prapaskena të reja se si Caicedo kishte larguar të gjitha gjërat e tij nga hapësirat e Brightonit, para se të kishte marrëveshje me Chelsean

Cilat statistika kryeson Lavia?

Në moshën 19-vjeçare, Lavia është më i riu nga tre lojtarët dhe vetëm sa do të përmirësohet. Megjithatë, ai kryeson vetëm dy nga 13 statistikat në këtë rast.

Belgu arriti mesatarisht 7.6 rikuperime topi për 90 minuta, ndërsa Endo dhe Caicedo arritën të dy 7.2 për lojë.

Lavia gjithashtu regjistroi më shumë bllokime për 90 minuta se sa dyshja – megjithëse përpjekjet e tij për Southampton nuk ishin të mjaftueshme për t’i ndaluar ata të bien nga kategoria.

Si lojtar, Lavia është një mesfushor luftarak, që i pëlqen të prish aksione dhe të bëjë shumë ndërhyrje.

Thënë kjo, mbetet për t’u parë se ku do të përshtatet ai në formacionin fillestar të Chelseat. Mauricio Pochettino tashmë ka Enzo Fernandez, i cili padyshim do të startojë, dhe duke pasur parasysh çmimin për të cilin është blerë Caicedo, mund të prisni që ekuadoriani të jetë gjithashtu zgjedhja e parë. Kjo do të thotë se ne mund të shohim Lavian duke luajtur një rol më defanziv, me Caicedo që ka të ngjarë të shkojë më përpara më thellë.

Del në pah arsyeja se përse Lavias mund ta ketë refuzuar Liverpoolin
Lexo po ashtu Del në pah arsyeja se përse Lavias mund ta ketë refuzuar Liverpoolin

Cilat statistika kryeson Caicedo?

Caicedo kryeson pesë nga 13 statistikat, megjithëse shumë prej tyre janë ndoshta më të rëndësishmet për një mesfushor defanziv.

Ish-lojtari i Brighton kishte një saktësi kalimi prej 88.77 për qind vitin e kaluar – më i lartë se ai i Lavias 86.38 për qind dhe i Endos 79.67 për qind.

Ai gjithashtu bëri më së shumti ndërhyrje për 90 minuta (2.9) dhe regjistroi më shumë ndërhyrje (1.7). Krahas kësaj, 21-vjeçari pati suksesin më të mirë në duelin ajror (63,79 për qind) dhe suksesin më të mirë në duelin në tokë (57,55 për qind).

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher ka theksuar se ai mendon se Caicedo do të jetë një nënshkrim i mrekullueshëm për Chelsean, por gjithashtu theksoi se biznesi i transferimeve të Liverpoolit ka qenë i dobët këtë verë.

Pronarët e Liverpool do të raportojnë Chelsean në organet e Ligës Premier për shpenzime të tepërta
Lexo po ashtu Pronarët e Liverpool do të raportojnë Chelsean në organet e Ligës Premier për shpenzime të tepërta

Cilat statistika kryeson Endo?

Tifozët e Liverpoolit do të jenë të emocionuar kur dëgjojnë se Endo kryeson gjashtë nga 13 kategoritë në total.

Ylli i tyre i ri shënoi më shumë gola, asistime dhe krijoi më shumë raste vitin e kaluar. Kjo nënvizon se Endo është ndoshta më i përshtatshmi për një rol zonë më zonë.

Për më tepër, Endo përfundoi pasimet e gjata më të suksesshme – 2.6, krahasuar me 2.5 të Caicedo dhe 1.9 të Lavias.

Pavarësisht se është i gjatë vetëm 1.78 metra, Endo fitoi shumë më shumë duele ajrore se dy lojtarët e tjerë – mesatarisht katër për lojë në total.

Statistikat përfundimtare që ai kryeson janë spastrimet e topave, me 1.9 të mesfushorit japonez më të mirë se 1.7 të Caicedos dhe 1.4 të Lavias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori